E enjte, 8 Dhjetor, 2022

INFOGRAFIKË / GRATË NË MAQEDONI, KOSOVË DHE SHQIPËRI ME MESATAREN MË TË ULËT TË LINDJEVE – NËN 2 FËMIJË

Turqia ka shkallën më të lartë të pjellshmërisë në vitin me 2.07 fëmijë për grua, kurse më të ulët e ka Maqedonia e Veriut me 1.43 fëmijë për grua, tregon analiza e KDP-së e bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2017.

Autor: Lorik Idrizi

Shkalla e ulët e pjellshmërisë në Maqedoninë e Veriut është më e ulët nga viti 2007 e këndej, edhe pse në vitin 2008 Parlamenti i vendit miratoi një ligj për nxitjen e lindjeve, i cili u shfuqizua në vitin 2018.

Gratë në Shqipëri kanë mesatarisht nga 1.48 fëmijë, në Serbi – 1.49, në Kosovë – 1.65 dhe Mali i Zi ka 1.78 fëmijë për grua. Shqipëria shënën rënie të lindjeve në krahasim me vitin 2013 kur shkalla e pjellshmërisë ka qenë 1.73 fëmijë për grua, kurse Serbia shënon rritje të butë nga viti 2007 kur kjo shkallë ka qenë 1.38 fëmijë për grua.

Turqia ka një konstantë prej mbi 2 fëmijë për grua, kurse shkallën më të lartë të pjellshmërisë e ka shënuar në vitin në 2015 kur ka qenë 2.14.

Për më shumë shifeni infografikën e KDP-së:

 

 

 

 

Të fundit