E premte, 19 Gusht, 2022

KOMISIONI EVROPIAN REKOMANDON DATË PËR SHKUPIN E TIRANËN

Komisioni Europian (KE) ka prezantuar të hënën në Bruksel progres-raportin e ndërmjetêm të progresit të bërë nga Shqipêria dhe Maqedonia e Veriut në reforma të kyçe të integrimit të kërkuara nga Kêshilli i ministrave lidhur me shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.

 

Autore: Erisa Zykaj 

Komisioni vlerêson se Shqipëria ka bêrë progres në procesin e Vettingut në kuadrin e reformës në drejtësi, ka ngritur organizma për luftên kundër korrupsionit, ka prezantuar rezultate konkrete lidhur me luftên kundër drogës, si edhe dênimin përfundimtar të disa zyrtarëve dhe gjykatësve. Komisioni Europian beson se këtë rradhë, tê gjitha shtetet anêtare tê Bashkimit Europian do të aprovojnë këtë progres raportin për t’i hapur rrugë dritës jeshile lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me  Shqipêrinë dhe Maqedoninê e Veriut.

Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së, tha se Komisioni Europiuan aprovoi raportin e shumëpritur të ndërmjetëm të progres-raportit për Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut.

Ky raport, sipas saj, bên vlerësimin e progresit të reformave lidhur me shtetin ligjor.

Siç shihet në raport, të dyja vendet kanë vazhduar të ofrojnë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fusha kyçe të identifikuara nga Këshilli i ministrave, veçanërisht nê reformën në drejtësi dhe shtetit ligjor.

Ndaj, thekson Pisonero, Komisioni Europian konsideron se rekomandimi për hapjen e negociatave të anêtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

“Lidhur me Shqipërinë, ne njohim progresin në reformën në drejtësi si dhe procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne shohim gjithashtu përmirësimin  e gjurmës së provave lidhur me luftên kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirê kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të rënda. Ne gjithahstu njohim në raport marëveshjen ndërpartiake të arritur në vend për avancimin në reformën zgjedhore dhe gjithashtu trajtimin e kërkesave të azilit të pabazuara”, thotë Pisonero.

Për Maqedoninë e Veriut raporti nxjerr nê pah hapa domethënëse të ndërrmarrë për forcimin e gjyqësorit dhe një përmirësim të gjurmës së provave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Nënvizohet progres në reformën e serviseve të inteligjencës, si edhe në reformën e administrates publike”, nënvizon Pisonero.

Sipas saj, KE i përmbaheT rekomandimit për hapjen e negociatave me tê dyja vendet dhe shpreson që Këshilli Europian të jape dritên jeshile lidhur me këtë paralelisht me dritën jeshile për metodologjinê e re.

Progres-raporti do të diskutohet nê Kêshillin e çështjeve të përgjithshme në 24 mars dhe pritet tê aprovohet nga samiti i liderëve europiaë të 26 dhe 27 marsit.

 

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit