E shtunë, 28 Janar, 2023

ERDOGAN U HAP RRUGËN EMIGRANTËVE, ALARMOHET EVROPA

Situata është e tendosur

Ky është një lajm i keq për njerëzit në ishuj. Prej kohësh ata ndihen të lënë vetëm nga qeveria e tyre dhe politikanët e Evropës Perëndimore, të cilët i përmbahen me vetëmohim marrëveshjes së refugjatëve me Turqinë. Pse besohet në suksesin e kësaj marrëveshjeje, kjo nuk është e kuptueshme për banorët e tre ishujve grekë. Vetëm në Lesbos aktualisht jetojnë rreth 25.000 refugjatë në kushte johigjenike, në një kaos me çadra që i ngjan një qyteti post-apokaliptik.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përqëndrua në dy mundësi kryesore për politikën e refugjatëve: në një ligj më të ashpër për azilin, në mënyrë që të deportojë sa më shumë njerëz përsëri në Turqi dhe në të ashtuquajturat qendra të mbyllura. Të dyja taktikat e tij duket se janë ndërtuar mbi themele të brishta. Shkallëzimet e tanishme në kufirin greko-turk tregojnë: Ankaraja e ka seriozisht me përfundimin e prishjes së marrëveshjes së refugjatëve. Por jo vetëm kaq.

Në ishuj ka rezistencë të ashpër kundër qendrave të mbyllura . “Nuk mund të hedhësh në burg pa e zgjatur njerëz që kanë jetuar këtu midis nesh për vite dhe muaj,” thotë një pronar dyqani në qendër të Mytilinit, kryeqyteti i Lesbos. “Kështu i kthejmë ata tamam në kriminelë”.

Edhe për këtë arsye, shumë banorë të ishullit dolën në rrugë javën e kaluar dhe patën edhe përleshje me policinë. Mesazhi për Athinën dhe Brukselin: E keni tepruar! Athina reagoi menjëherë dhe dërgoi MAT-in, trupën famëkeqe të misioneve speciale, e cila njihegt për ndikimin e saj, veçanërisht që nga demonstratat e mëdha të krizës.

Anarki në kampet e refugjatëve

“E çuditshme. Për herë të parë, të gjithë në ishull janë të të njëjtit mendim, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme”, thotë një mësues 40-vjeçar. Por qeveria u përmbahet planeve të saj. Në Samos kanë filluar tashmë punimet. Në Lesbos, megjithatë dëshirojnë ta parandalojnë me çdo kusht një burg të përhershëm, i cili duhet të shërbejë kryesisht si frikësues.

Gara e Brukselit me kohën

Sotiris Serbos, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Demokriti në Komotini, shpreson që Brukseli më në fund të zhvillojë një strategji, veçanërisht për marrëdhëniet me Turqinë: “BE është në garë me kohën. Qasjet afatshkurtra, pritja pa fund, e gjithë kjo tani duhet të marrë fund. ”

Marrëveshja me Turqinë është joefektive edhe për të: “Nga 150.000 mbërritjet në Greqi që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, janë deportuar vetëm 2000 njerëz, 1.3 përqind. Serbos kërkon atë që e kundërshtojnë shumë anëtarë të BE: Një shpërndarje të drejtë të refugjatëve: “Në kohë si këto duhet të mendojmë ndryshe. Duhet të zhvillojmë një strategji të re dhe t’i zhvendosim njerëzit drejtpërdrejt nga Turqia në vendet përkatëse”.

Të fundit