E martë, 29 Nëntor, 2022

SELMANI: QEVERIA TEKNIKE E DËSHTUAR

Në një intervistë ekskluzive për KDP, profesori univeristar Bashkim Selmani thotë se qeveria teknike sipas formulës së Marrëveshjes së Përzhinos është e dështuar. Ai kërkon zgjidhje tjera ligjore më funksionale. Selmani, Ligjin për Prokurorinë e sheh si problematik, por beson se nëpërmjet negociatave me BE-në mund të rregullohet sistemi i drejtësisë. Për të, partitë politike shqiptare mbeten të përçara, sepse nuk mund të gjejnë asnjë pikë të përbashkët, ndërkohë që nuk i përjashton edhe ndërhyrjet tjera. Sipas tij, vota shqiptare atakohet nga LSDM në mënyrë publike, ndërsa heshturazi edhe nga VMRO-DPMNE.

Pjesë nga instervista në formë të shkruar mund të lexoni mëposhtë, ndërsa intervistën në formën multimediale mund ta ndiqni në fund të lajmit.

Intervistoi: Xhumadije Ibrahimi

KDP: Shumica parlamentare arriti t`i sigurojë 80 votat e nevojshme për të miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Ky ligj muajve të fundit shkaktoi polemika e debate mes forcave politike në vend. Si e vlerësoni miratimin e këtij ligji dhe vetë ligjin në përgjithësi?

Bashkim Selmani: Nëse analizohet sjellja e ligjëve, jo vetëm këtij ligji, gjithmonë ka pasur debate dhe polemika. Për këtë ligj kishte fërkime, përplasje të ndryshme, pikërisht sepse identiteti i kësaj problematike është se pa i siguruar partitë politike vetëveten nuk e sjellin ligjin. Prandaj edhe ishte i ndjeshëm. Kur partitë politike e shohin se dëmtohen atëherë e kundërshtojnë ligjin për prokurorinë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim. Këtu vjen në sprehje kodeksti etik që u kundërshtua, përshkak se në nenin 110 alinea 1, thuhet se t’i ndërhysh me ligj gjyqësorit, gjykatësit, prokurorit, është jo etike dhe e pa pranueshme në bazë të standardeve. Por, nga ana tjetër duke e ditur krimin e thellë publik është e lejuar një situatë e tillë. Pa u krijuar Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale që do të merren vetëm me krime të rënda, poashtu të përgatitur me resurse  ndërkombëtare nuk do të ketë zgjidhje. Por, besoj se me hapjen e negociatave, BE do të ndërhyjë në këtë rast dhe vetëm atëherë do të kemi mundësi që të përballemi drejtëpërdrejtë me drejtësinë. Kështu shpëtoi Bullgaria, Hungaria, dhe Rumania, sepse drejtëpërdrejtë u ballafaquan me resurset që ua dha BE.

KDP: Njohës të çështjeve juridike nuk kanë përjashtuar mundësinë që përmes këtij ligji politikanët të mbrojnë aferat e tyre. Sipas jush qëndrojnë këto vërrejtje?

Selmani: Është shumë e vërtetë kjo, sepse, përmendëm nenin paraprak. Asnjëherë nuk mundet që  me ligj të ndërhysh në këtë zonë dhe të dirigjohet gjyqësori, sepse  gjyqësori ka pushtetin e pavarur dhe e mbështet në prova materiale, të shkruara, verbale dhe indikacione të ndryshme. Në këtë rast të dirigjohet drejtësia që të mos merren si  prova verbale, por të merren vetëm si indikacione është ndërhyrje drejtëpërsëdrejt në pushtetin e gjyqësorit, jo vetëm për këtë nen por në përgjithësi, duke e ditur se për këtë nen edhe vetë prokuroria dhe gjyqësori nuk janë dëshmuar se veprojnë në mënyrë të pavarur dhe pjesërisht edhe unë mendoj ashtu.

KDP: T`i kthehemi një teme tjetër. Qeveria teknike po funksionon “në këmbë të qelqta”. Përplasjet mes kundërshtarëve politik tashmë janë përditshmëri. Pse po ndodh kjo? A po vihet në rrezik funksionimi i Qeverisë së Përzhinës?

Bashkim Selmani: Këto janë zgjedhje të dyta apo të treta me këtë karakter dhe është dëshmuar se Marrëveshja e Përzhinës nuk është e sukseshme, duke e ditur emancipimin e partive politike dhe kjo bënë që shpeshherë të dëmtohet interesi publik. Ju e shihni tash me emërimet dhe shkarkimet e zv. drejtorëve ose institucioneve të ndryshme që ka përplasje. Pikërisht këto përplasje mes dy partive politike bëjnë që faturën apo kostën ta paguajnë vetë qytetarët. Prandaj, do të jetë mirë që të sigurohet me ligj. Unë i parashoh këto dy elemente edhe te faktori politik shqiptar edhe te faktori maqedonas. Të krijohet një trup i veçantë me të cilin do të sigurohen në mënyrë të drejtë dhe të parashihet me ligj, sepse ajo është marrëveshje, por nuk është ligjore. Ose duhet të anulohet tërësisht, ose të përcaktohet në baza ligjore që ai që është i fundit në qeverisje mund edhe t’i organizojë zgjedhjet qoftë ato parlamentare apo lokale.

KDP: Si i komentoni pozicionimet e partive shqiptare në këto zgjedhje. Një koalicion tripalësh nuk u realizua? Kemi marrëveshjen Alternativa-ASH? Pse shqiptarët nuk mund të bëhen bashkë?

Bashkim Selmani: Kjo është pyetje pak më e thellë, është më historike, por edhe indikacion se pse vallë ndodh kështu. Nëse analizohet historiku i partive politike, mund të themi se janë pikërisht organet e  ndryshme shtetërore që nuk i lënë shqipëtarët të bëhen bashkë. Nuk është vetëm te partitë politike shqiptare, por janë edhe indikacionet shtetërore që here-herë shumë lehtë i përçajnë partitë politike shqiptare. E dytë është se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë krijuar një strategji të përbashkët  të paktën t’i bashkojë ndonjë pikë. U kisha propozuar partive politike shqiptare që t’i ndajnë në katër pika bazë elementet që duhet t’ua ofrojnë opinionit. Njëra është rrezikshmëria ushqimore, sepse kanceret janë në rritje. E dyta ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjeve, në mënyrë që të gjitha këto drejta të mundësojnë të kemi një marrëveshje të komunave shqiptare, që të ngelin paratë në ato komuna. Nuk është kjo që po e shohim aktualisht me gjitha përpjekjet që bëhen. Partitë politike shqiptare më tepër janë të interesuara, qoftë në mënyrë publike apo të heshtur të bashkëpunojnë me partitë maqedone. Tash udhëheqin fatëkeqësishtë partitë maqedonase. LSDM-ja e gëlltit votën shqiptare në mënyrë të publike, ndërsa VMRO-DPMNE në mënyrë të heshtur.

Intervista e Plotë

https://www.facebook.com/KlubiDebatitPolitik/videos/223648902124898/

Të fundit