E shtunë, 28 Janar, 2023

VIDEO / ASHPËRSOHET LUFTA VMRO-LSDM: A E NDIHMOI ZAEV IKJEN E GRUEVSKIT?

Deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Antonio Miloshovski, ka akuzuar të dielën ish-kryeministrin Zoran Zaev se ka koordinuar aktivitetet rreth aferës “Zhvatja”, njofton KDP.

Një konferencë për shtyp të mbajtur të dielën  në Shkup Milloshovski ka akuzuar Zaevin edhe për koordinimin e arratisjes së ish-liderit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevskit dhe biznesmenit Sead Koçan me qëllim të ikjes nga drejtësia.

“Bëhet fjalë për përzierje flagrante në vendimet e Gjykatës Supreme dhe për shkelje të disa neneve të Kodit penal”, tha ai.

Ai shpërndau transkript nga biseda e Zaevit me disa persona tjerë në kabinetin e tij në Qeveri, të cilin ua sjellim më poshtë në formë integrale:

ZZ; Në momentin kur kjo ndodh, Katica e di se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë, me shumë durim, dhe ne e drejtojmë të gjithë procesin. Ajo e di se Gjykata Supreme do të marrë një vendim të tillë. Pa Zaevin nuk munden…

ZZ .; Unë u thashë atyre të prisnin, do të shohin vendimin e Gjykatës Supreme, op, ndodhi vendimi i Gjykatës Supreme. Ligji për PSP e kemi negociuar, kemi negociuar me vonesë. Nëse arrijmë të merremi vesh ajo shumë shpejt do të mbarojë, tap-tap mbaron; nuk argumentojmë se do të përfundojë me vonesë por do të përfundojë; vendimi i Gjykatës së Lartë u mbështet.

ZZ .; Çfarë ndodh në ligj, kur ka prova materiale të siguruara në bazë të regjistrimeve të paautorizuara dhe të papranueshme, regjistrimet janë tashmë të papranueshme dhe provat materiale të parashikuara bien, ku çështja bie e mbyllur, që është siç jepet aktgjykimi, nuk hapet.

Z.Z; Çfarë është e rëndësishme? Katica e di atë, e di që në fillim, .. ajo do të thotë me Jovo Vangelovskin, ai ishte një nga tre gjyqtarët në Gjykatën Supreme, ishin tre të tjerë në Gjykatën e Apelit, të cilët duhet të kishin rënë për arratisjen e Seat Kocan dhe shpëtimin e atij (Gruevskit); dhe Jove u kthye, unë u qetësova dhe u pajtova me Joven. ËShtë e vërtetë që kemi qenë të afërt, jemi të afërt, unë jam një njeri i tillë, së pari jo gjithmonë besoj se nuk duhet, kam besuar gjithmonë

ZZ .; Kjo është një betejë politike në mes të VMRO dhe SDS dhe këtu duhet të ndalet, kjo është arsyeja pse bisedimet kanë mbaruar, ata kanë kaluar kufirin. Duke e njohur Katicën gjithçka që po ndodh, çfarëdo që të jetë dhe si sillet, ajo e di që gjërat do të bien. Ajo e di që edhe nëse nuk dëshiron, ajo ndihmon, do të thotë, ajo është zhdukur, tani është në proces.

ZZ .; Unë e kam mbrojtur në publik dhe kam ngrënë me Joven. I gjithë publiku e dinte që qeveria ishte prapa Gjykatës Supreme; Gjykata Supreme nuk mund ta ndjekë atë vetëm.

Nga ana tjetër ka reareaguar nënkryetari i LSDM, Muhamed Zekiri, duke ironizuar me konferencën e Milloshovskit.

“Rri rahat Antonio, do të vendosë Micko (Hristian Mickovski) në listë (për deputet), vetëm mjaft me budallallëqe…Fishekzjarret tua tregojnë në çfarë gjendje të mjerueshme jeni!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

 

Të fundit