E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

KORONAVIRUSI / TËRBOHET TRUMP – SOLLËN 14 TË INFEKTUAR NË SHBA PA LEJEN E TIJ

Presidenti Trump u tërbua që 14 amerikanë të infektuar me koronavirus u kthyen në Shtetet e Bashkuara pa lejen e tij në vend që të mbeten në karantinë jashtë shtetit, raporton FOXNEWS, përcjell KDP.

Trump ishte njoftuar se pasagjerët e shëndetshëm amerikanë që kaluan javë të tëra në karantinë në anije lundrimi Diamond Princess në Japoni do të lejoheshin të fluturonin në shtëpi në dy aeroplanët çarter – ndërsa ata që ishin të sëmurë ose të infektuar do të qëndronin në Japoni për të parandaluar përhapjen e virus vdekjeprurës.

Presidenti u zemërua me këshilltarët e vjetër pasi mësoi se 14 amerikanët që testuan pozitivisht ishin futur në një aeroplan me pasagjerë të shëndetshëm, sipas The Washington Post. Një zyrtar i tha gazetës që dështimi për të informuar Trump për vendimin para nisjes së aeroplanit ishte një “gabim i madh operacional”.

Trump u ankua se sjellja në shtëpi e amerikanëve të infektuar mund të dëmtojë strategjinë për mbrojtje nga shpërthimi global i virusit vdekjeprurës.

Ndërsa amerikanët e evakuuar nga anija ishin në autobusë drejt aeroportit në Tokio, zyrtarët e Sh.B.A-së morën rezultatet alarmuese se 14 prej tyre ishin pozitivisht për COVID-19, por ende nuk kishin treguar simptoma. Zyrtarët morën vendimin që ata të fluturonin në shtëpi gjithsesi, por “të izoluar” nga udhëtarët e tjerë në aeroplan.

“Këta individë u zhvendosën në mënyrën më të shpejtë në një zonë të specializuar të kontrollit në avionët e evakuimit për t’i izoluar ato në përputhje me protokollin standard,” tha Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në një deklaratë të përbashkët të hënën.

“Pas konsultimit me zyrtarët e HHS … Departamenti i Shtetit mori vendimin të lejojë 14 individët, të cilët ishin në izolim, të ndarë nga pasagjerët e tjerë, dhe vazhduan të ishin asimptomatikë, të qëndronin në aeroplan për të përfunduar procesin e evakuimit.”

Pasagjerët e infektuar duhej të izoloheshin për kujdes mjekësor kur të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara.

“Çdo masë paraprake për të siguruar izolimin e duhur dhe masat për mbrojtjen e komunitetit janë duke u marrë, të nxitur nga vlerësimet më të azhurnuara të rrezikut nga autoritetet shëndetësore të Sh.B.A.”, thanë zyrtarët e Shtetit dhe HHS.

Të fundit