VIDEO / NXËNËSI KËRÇOVAR QË MËTON TË SHPËTOJË LIQENIN E OHRIT

A mund të përpunohet letra nga algat e liqenit të Ohrit? Nxënësi Albin Aliu nga Kërçova thotë se po.
Ai është nxënës në Kolegjin Yahya Kemal në Strugë. Nën mentorimin e profesorit, Albini ka punuar projektin shkencor mbi idenë e përpunimit të letrës nga algat e liqenit të Ohrit.
I ndikuar nga uji i ndotur i Liqenit, që vjen si pasojë e algave të shumta, ai filloi të mendojë se si mund ta zgjidhte këtë problem.
Shikojeni videon për historinë e suksesit të shkencëtarit të ri, e përgatitur nga gazeta Koha:
Nxënësi nga Kërçova që shpëton Liqenin e Ohrit
Gepostet von Koha+ am Donnerstag, 13. Februar 2020