E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Spektri politik shqiptar ka rënë në greminën e kolapsit të pandreqshëm

Autor: Nijazi Muhamedi, publicist

1. Spektri politik shqiptar ka rënë në greminën e kolapsit të pandreqshëm dhe janë përpjekjet arkane maqedonase që atë duan ta zhagisin në këto zgjedhje si stërvina koalicionuese ose për t”i veshur këto formula koalicionuese me legjitimitet të votuesit shqiptar. Janë lojëra shumë poshtënuese ndaj shqiptarëve që po luhen në prak të këtyre zgjedhjeve dhe që janë indicie se partiçkat shqiptare do të përdoren për manipulime në këto zgjedhje për hesap të partive maqedonase, ndaj edhe mund jetë shumë me shkas që pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve dhe listave të partive, shqiptarët të vendosin për bojkot radikal të zgjedhjeve dhe mosnjohje poashtu radikale të legjitimitet manipulues të partive shqiptare pas zgjedhjeve.

2. Blerim Reka në qeverinë e Kosovës është një profesionist shumë i vlefshëm për bashkëpunim me kryeministrin Kurti, pra një kuadër ndër më kompetetentët që ka pasur ndinjë qeveri e deritashme e Kosovës në resorin e eurointegrimeve, po që mund të kontrbuojë poashtu me kompetencë edhe në definimin e politikës së jashtme, si dhe në dialogun Kosovë-Serbi.
Te resori i eurointegrimeve që e ka marrë të udhëheqë sigurisht që nuk do mungojë përpjekja për bashkëpunim me dinjitet dhe efektiv edhe me resorin përkatës të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa raportet Kosovë-Maqedoni hamendësoj se Zoti Kurti do t’i vendosë mbi baza të reja dhe të drejta e konstruktive, duke respektuar dinjitetin e dy shteteve, për dallim nga qeveritë e deritashme kosovare që për interesa të ndryshme, kanë poshtënuar dinjitetin e shtetit të Kosovës në këto raporte. Sigurisht që në këtë vijë të relacioneve Kosovë-Maqedoni hamendësoj se do jetë i dobishëm edhe i efektshëm në qeverinë e Z. Albin Kurti edhe kontributi i zotit Reka, se i njeh edhe institicionalisht dhe jo vetëm, të dyja anët.

3. Shqiptarët këtu nuk i njohin shumë raportet qoftë historike qoftë të tashme të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, pra, as ato raporte që lidhen me Marrëveshjen me Bullgarinë, ndaj edhe ndodhë që shumë çështje që lidhen me zbatimin e kësaj martëveshje i marrin të gatshme si i interpreton këtu pala maqedonase.
Unë, si dhe shumica që kanë kryer studimet albanologjike, Sofjen e kujtojmë si qytetin ku ka jetuar dhe vepruar inteligjenca shqiptare me klube dhe gazeta e botime për kauzën shqiptare në shekujt e më parshëm. Në Sofje është ngritur një katedër albanologjike shumë me vlerë dhe me ekip dijetarësht që po jep një kontribut shumë dinjitoz në studimet albanologjike, dhe kjo poashtu Sofjen na bën gjithnjë më afër intelektualisht dhe jo vetëm, dhe në këtë kuadër ne poashtu kemi një vizione dhe ide për sinergji përparimi që Bullgarinë e dëshiron më afër Maqedonisë Veriore në mbështetje dhe bashkëpunim të gjithanshëm dhe më afër Shqipërisë e Kosovës, kundrejt ndonjë fqinji të këtyre vendeve që çdo bashkëpunim me fqinjët e vendos mbi sherre dhe përfitime të njëanshme.
Po rreth kësaj, sigurisht do kemi rastin të flasim më gjerësisht një herë tjetër.

*KDP jo gjithmonë pajtohet me qëndrimet e publikuara në rubrikën R!post

Të fundit