E martë, 29 Nëntor, 2022

DEPRESIONI EKONIMIK STIMULON KONSUMIMIN E PIJEVE ALKOOLIKE 

Konsumimi i pijeve alkoolike mbetet përditshmëri te të rinjtë. Ekspertët thonë se kjo vjen si pasojë e depresionit ekonomik. Prindërit, ndërkohë, kanë shfaqur brengosjen e tyre për këtë dukuri që po dëmton të rinjtë, por edhe buxhetin e familjeve të tyre. 

Autore: Greta Cepa

Në shoqëritë që përjetojnë tranzicion të gjatë shfaqen dukuri të ndryshme devijuese. Alkoolizmi është një dukuri e tillë që gjithnjë e më tepër shfaqet në shoqëri, sidomos te brezi më ri. Ekspertët thonë se kjo dukuri vjen më tepër për shkak të depresionit ekonomik. Alkoolizmi ka vite që është aktual dhe kjo vjen si pasojë e mbrëmjeve të shumta që organizohen çdo javë nëpër lokale dhe depresioni nga gjendja ekonomike. Qytetarët shprehen të revoltuar për këtë dukuri që dhe shumica mendojnë se kjo vjen nga papunësia.

Prindërit gjithashtu shprehen se nuk janë aspak të kënaqur nga ajo se çfarë po ndodh, sepse të gjithë të rinjtë po e dëmtojnë veten gjithashtu dhe gjendjen financiare të familjeve të tyre.

Një i ri dibran V.A thotë se për gjendjen aktuale të alkoolizmit jemi të vetëdijshëm për arsye se çdo mbrëmje e organizuar dhe kudo ku ka “party” çdo i dyti person është në gjendje të rëndë nga alkooli dhe sigurisht mund të shihet qartë nga ana e mjekëve dhe pronarëve të lokaleve.

Doktor Duka thotë se alkoolizmi në qytetin tonë nuk është në gjendje të rëndë, por edhe sikur të jetë, thotë ai, nuk do të mund të bëjë as edhe një hap të vetëm që ta ndalojë atë  shkaku se çdo njeri është i vetëdijshëm për veten e tij.
Genci Musliu, një ndër pronarët e parë të lokaleve në Dibër, thotë se në mbrëmjet e organizuara nga të rinjtë konsumohet pije alkoolike.

“Në çdo mbrëmje të organizuar mbi 300 persona konsumojnë alkool dhe nëse bëhet një analizë atëherë bëhet qartë se do të dalë më shumë alkool i konsumuar se sa persona në lokal”, thotë ai.

Ai gjithashtu shprehu se alkooli nuk është i lejuar për të rinjtë që janë nën moshën 18 vjeç dhe kjo gjendje rëndohet në sezonin e verës shkaku se emigrantet vijnë në vendlindje dhe gëzojnë apo festojnë nga malli.

Të fundit