E premte, 19 Gusht, 2022

VIDEO / DEBAT: PËR QARIN DHE QEDER-ZARARIN E 12 PRILLIT

Kreu i Parlamentit, Talat Xhaferi ka konfirmuar se shpërndarja e kësaj legjislature kuvendore do të mund të bëhet jo më 12, sikurse ishte paralajmëruar, por katër ditë më pas – më datën 16 shkurt. Deklarata pason konsultimet e tij me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pas përgjigjes se për zbatimin e veprimeve elektorale nevojiten 55 ditë. S’do mend se një prolongim i këtillë i shpërndarjes së parlamentit i jep hapësirë mazhorancës parlamentare të bëj diçka, sikurse është, fjala vjen Propozimligji për Prokurorinë Publike, që nuk e bëri muaj të tërë.

Të hënën mbrëma në Klan Debat te Seladin Xhezairi pedagogët univrsitarë Besa Kadriun e Sefer Tahiri dhe analisti politik Xhelal Neziri folën për qeder-zararin, po pse jo edhe për  qarin e kësaj fushate, ç’është e vërteta të pashpallur, për zgjedhjet e 12 prillit.

Mospërdorimi i emrit zyrtar nga ana e ministres tekni të Punës dhe Politikës Sociale thellon hendekun e mosbesimit se Qeveria teknike sipas modelit të Përzhinës ka të vetmin mision – mirorganizimin e zgjedhjeve. Në bllokun opozitar shqiptar, ndërkaq dikush i bie thumbit e dikush patkoit. Po zgjedhjet janë afër dhe si e me çfarë do të dilet përpara votuesve?

Të fundit