E enjte, 1 Dhjetor, 2022

INFOGRAFIKË / KOSOVA E SHQIPËRIA ME DEFICIT MË TË MADH TREGTAR, MAQEDONIA E VERIUT E VETMJA NË BALLKAN ME SUFICIT

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosna e Hercegovina janë eksportuesit më të mëdhenj të mallrave në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë shkallë më të ulët të eskportit, tregon analiza e KDP-së e bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2018.

Autor: Lorik Idrizi

BeH, ndërkaq, është vendi me deficit më të lartë tregtar, që do të thotë se më shumë importon (blen nga jashtë) sesa eksporton (shet jashtë mallra). Deficiti tregtar i BeH është minus 1.5 miliardë euro, e pasuar nga Kosova me minus 1.3, Shqipëra me minus 1.2 miliardë euro dhe Mali i Zi me me minus 1 miliardë euro. Serbia ka deficitin më të ulët tregtar me minus 0.75 milardë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor me suficit tregtar prej 0.023 miliardë euro.

 

Të fundit