E martë, 29 Nëntor, 2022

INTERVISTË, Seladin Xhezairi: Shfaqen problemet e para në marrëdhëniet Shkup-Athinë

Drejtori i informacioni në Klan Maqedonia, Seladin Xhezairi ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet Maqedonia e Veriu. Në një lidhje direkte për ABC-në e mëngjesit, Xhezairi është shprehur se para dy tre ditësh ish kryeministri Zoan Zaev në një dalje publike për mediat është shprehur se nuk do ta rekomandonte krijimin e një qeverie teknike në Shqipëri.

Sipas tij krijimi i Qeverisë Teknike në Maqedoninë e Veriut ka shfaqur dhe problemet e para jo vetëm në koalicionin qeverisës por edhe në marrëdhëniet zyrtare Shkup-Athinë.

“Funksionimi i qevrisë teknike me kryeministër të ri, dy ministra të rinj nga opozita kanë shfaqur te gjithë mosmarrëveshjet tipike për politike këtu tek ne Ballkanike dhe jo dy tre di të më parë kemi pasur edhe një incident ku ministrja e punës për çështjet sociale që vjen nga radhët e opozitës në një konferencë për shtyp kishte theksuar emrin e vjetër të ministrisë, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e Republikës së Maqedonisë që ka acaruar jo vetëm raportet mes koalicioneve qeveritare por dhe raportet zyrtare mes Shkupit dhe Athinës dhe për pasojë qeveria greke ka bërë një notë protestë për shkak të devijimit nga marrëveshja e Prespës,”tha ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria teknike është pasojë e moszbatimit të ligjit dhe mosfunksionimit të institucioneve dhe ndryshimi i një ministri vetëm e ndërlikon punën.

Të fundit