E premte, 7 Tetor, 2022

INFOGRAFIKË / MAQEDONIA E V. REKORDERE BALLKANIKE E IMPORTIT, VETËM ME KOSOVËN KA SUFICIT

Maqedonia e Veriut ka përqindjen më të lartë të importit sipas Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në krahasim me vendet tjera të Ballkanit.

Autor: Lorik Idrizi

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në Shkup të cilat i analizoi KDP, Kosova është në vendin e 12-të si partner tregtar i Maqedonisë së Veriut, por është shtet i vetëm me të cilin ka suficit tregtar – më shumë eksporton sesa importon.

Këto të dhëna flasin se vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2019 Maqedonia e Veriut ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 140 milionë, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 13 milionë eurosh. Për dallim nga periudha e njëjtë gjatë vitit 2018, eksporti i Maqedonisë në Kosovë është rritur për 40 milionë euro, ndërsa importi i mallrave kosovare është zvogëluar për 2 milionë euro.

Kjo rritje e eksportit të mallrave nga MV në Kosovë vjen si rezultat i taksave prej 100 për qind që qeveria e Kosovës i vendosi për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, një zbrazëtirë në tregun kosovar që më shumë e shfrytëzoi pikërisht Shkupi.

Në grafikonin e mëposhtëm mund të shohim nivelin në përqindje për eksportin dhe importin në BE dhe vendet e Ballkanit dhe Turqisë, sipas BPV.

 

 

Të fundit