Kosova me qeveri të re

Me shumicë votash, kuvendi ka votuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti. Qeveria e re është rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Qeverinë e udhëhequr nga Kurti e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Pak para votimit, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate e kanë lëshuar sallën e kuvendit.
Pas votimit të qeverisë së re të Kosovës dhe dhënies së betimit nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar, Kurti tha se nga sot fillon një kapitull i ri për Kosovën.
“Me krijimin e qeverisë po jetësojmë edhe vullnetin e qytetarëve që e dhanë në zgjedhjet e 6 tetorit. Sot, nuk ka fituar Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, sot kanë fituar qytetarët e Kosovës. Unë zotohem se do të angazhohem maksimalisht për të mirën e gjithë qytetarëve. Sot fillon rruga jonë e punës së madhe dhe të palodhshme. Sot mbaron rruga e vjetër e klientelizmit dhe e pabarazisë. Nga sot ka një lidership te ri që do të kujdeset për shtetin. Sot fillon edhe një kapitull i ri për politiken e jashtme”, tha Kurti pas zgjedhjes së tij kryeministër.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka uruar formimin e qeverisë së re të Kosovës duke theksuar se bashkëpunimi me institucionet do të vazhdojë.
“Do të bashkëpunojmë me të gjitha instititucionet e Kosovës, palët tjera, shoqërinë civile, për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin si dhe për të ndihmuar ndërtimin e një marrëdhënie paqësore me fqinjët”, tha Kosnett.
Congratulations on the formation of the new government. I look forward to working with all of Kosovo’s institutions, other parties, and civil society stakeholders to strengthen justice & prosperity and help #Kosovo build peaceful relations with its neighbors.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 3, 2020
Edhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka përgëzuar formimin e qeverisë së re.
Congrats @albinkurti 👏🏻 for forming new Govt of #Kosovo. #Italy looks forward to working closely w you & your Ministers on strengthening institutions & RoL, advancing Euro-Atlantic integration & fostering dialogue w Belgrade 🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/9MeNyD3T3p
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 3, 2020
Ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbot, përmes një postimi në Facebook, tha se “Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve”.
Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të…
Gepostet von Nicholas Abbott am Montag, 3. Februar 2020
Kryeministri i deritanishëm Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka përgëzuar votimin për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve. Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit…
Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 3. Februar 2020