E martë, 29 Nëntor, 2022

Të gjithë jemi në “Dhomën Publike”

Autore: Katerina Topallova

Lajmi për një grup nxënësish të shkollave të mesme “Dhoma Publike” në të cilën përfshihen edhe të rritur ku ndahen përmbajtje erotike e  shqetësuan tërë publikun. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se pse! “Dhoma publike” është në të vërtetë shoqëria jonë. Një pasqyrë e gjithçkaje që ne shohim dhe para së cilës i mbyllim sytë, që e gjykojmë se do ta dënojmë por përsëri nuk bëjmë asgjë për ta rregulluar, të cilën e perceptojnë dhe në të njëjtën kohë e injorojmë. 

Numruan se 7.500 persona ishin pjesë e “Dhomës Publike”. Të jemi të sinqertë, janë më shumë, janë  pak më shumë se një milion e gjysëm. Aq sa kemi mbetur në këtë shtet. Në fund të fundit, sikur përnjëherë është befasuese, kështuqë bëhen debate, analiza, ku kemi gabuar, dhe si fëmijët tanë kanë ngecur në “Dhomën Publike” nga e cila është vështirë të dilet. Në “Dhomën Publike” nuk hyn dikush që është i arsimuar mirë. Pavarësisht se sa i madh është nxitja rinore, pa marrë parasysh sa hormonet po pëlcasin, ai do të dijë ai ose ajo se si të matë rrezikun.

Në “Dhomën Publike” nuk hyn dikush që është i arsimuar për onlajn përmbajtjet. Fëmijët tanë lehtë mund të jenë viktima të të gjitha llojeve të grabitqarëve, sepse ne të papërgatitur i nxjerrim në botën moderne. Ne nuk jemi të gatshëm t’i ndalojmë sepse edhe ne jemi analfabetë për sajber kohën. As shteti dhe as institucionet nuk janë të përgatitur.

Në “Dhomën Publike” nuk hyn askush që ka edukim seksual. Fëmijëve tanë i mëson natyra dhe shumë më rrallë prindërit. Seksi është një tabu temë. Ajo është një shpërthim i emocionit dhe nevoja e saj vjen natyrshëm, ndërsa për mënyrën se si të kënaqni pasionet, mësoni nga rruga më e vështirë, duke bërë gabime, për fat të keq, ndonjëherë fatale.

Në “Dhomën Publike” nuk hyn askush që nuk i ndjek ose përfshin askënd që ndjek mediat me karakter edukativ. Një nga funksionet e mediave është të edukojë. Identifikoni një medium që ka përmbajtje të përshtatshme që mund të ndihmojë në parandalimin e një rreziku të tillë?

Nga padituria kemi hyrë në “Dhomën Publike” në mënyrë të paditur. Çdo ditë i zhveshim emocionet, pasionet, nevojat dhe klithmat e dëshpëruara për ndihmë. Ne nuk dimë për masa, ne nuk i ndjekim rregullat, ne e prishim sistemin dhe jetojmë në kaos. Por kaosi na jep një zonë rehatie dhe liri të rreme nga e cila nuk duam të dalim kurrë. “Dhoma publike” është një pasqyrë se kush jemi, unë, ti, ai, ajo, ne, ju dhe ata. Te ne kurrë nuk punohet për arsyen. Gjithmonë gjthçka “merret” pasiqë të ketë pasoja.

Dhe çfarë tani? Si do ta zgjidhim këtë? Do të jua ndalojmë telefonat? A do të padisim krijuesit e grupit? A do t’i rrahim ata që ishin pjesë e tij? Unë nuk relativizoj. Të gjithë duhet të paguajnë dënimin. Por le të mos bëhemi naiv që nuk e dimë se si arritëm në këtë. Vetëm një shtet që shkatërron sistemin e vet arsimor nga fëmijët e vetë me gjenerata krijon minj për hulumtim, mund të shkatërrojë fëmijët me një klik.

Të fundit