E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

SEFER TAHIRI PËR “MTV2”: PARTITË TË OFROJNË ZGJIDHJE EDHE PËR PROBLEMET REALE TË SHQIPTARËVE

Partitë politike duhet të ndryshojnë metodologjinë e përpilimit të ofertave, me ç’rast nuk duhet anashkalaur problemet jetike per qytetarin e rendomtë, vlerësojnë analistët për MTV2, përcjell KDP.

Qytetarët përballen me mosrealizim apo realizim  prej vetëm  30 përqind të progarameve të premtuara parazgjedhore nga partitë politike, thotë për TVM2 analisti Sefer Tahiri. Sipas tij, ne kete fushate pervec premtimeve per te fituar pushtetin, subjektet do të përpiqen që të fokusohen edhe te problemet jetike të qytetarëve.

Sefer Tahiri: Qytetarët përballen me mosrealizim apo realizim  prej vetëm  30 përqind të progarameve të premtuara parazgjedhore nga partitë politike

“Partitë politike krahas adresimit të cështjeve ndëretnike, integruese, integrimit në BE apo antarësimit në NATO do të tentojnë të fokusohen edhe te çështjet reale te jeta e qytetarëve, te fakti se sa ne kemi arsim cilësor, a kemi shëndetësi të mirë, apo ajër të pastërt ,apo cfarë uji pimë ,apo segmente tjera që mund të duken sekondare dhe jo shum politike ,mund të tingllojnë si të tilla por unë konsideroj se kësaj rradhe qytetari do ti merr parasysh në përpjestim të drejtë cështjet e mëdha dhe cështjet jetike të qytetrëve, përfshirë përfundimisht edhe aspektin e zhvillimit ekonomik”, u shpreh analisti politik Sefer Tahiri.

Ndërkohë Profesori Universitar Bashkim Selmani, vlerëson se partitë politike shqiptare duhet të krijojnë një strategji të përbashkët.

Në të sipas tij duhet të parashihet  zgjidhja e krizës ekonomike,borxhi publik i qyteterëve ,përforcimi i  institucioneve arsimore, kulturore sepse në të kundërtën rrezikojnë humbjen e ulësve në kuvend.

“Deri tani edhe politika e përgjitshme e RMV së është marrë me problemin ndërkombëtar duke i anashkaluar problemet e përditshme të qytetarëve dhe nëse kët nuk do ta bëjnë atëherë unë kam bindje se një numër i madh i votuesve apo trungu votues shqiptar i cili është shum i përçarë pozito opozitë poashtu edhe partitë maqedone bëjnë joshjen e tyre për të kaluar në politikën maqedonase dhe prandja është shum me rëndësi që të krijohet një strategji e përbashkët dhenëse nuk krijohet nëse zgjedhjet e kaluara kemi humbur 10 ulëse për shqiptarët tani kam frikë se edhe më shum do humebt me këtë veprim që po ushtojnë deri më tani partitë politike shqiptare”, theksoi profesori universitar Bashkim Selmani.

Te dy bashkebiseduesit  jane të një mendimi se subjektet politike duhet të bindin qytetarët me programe reale që përmirësojnë jetesën e tyre , për të parandaluar edhe fenomenin e mosdaljes në votime.

Të fundit