E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Rama drejt Berlinit për të takuar Merkel

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Berlin, pasi nesër do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel.

Në postimin në rrjetet sociale, që e shoqëron me një foto nga avioni, kreu i qeverisë e thekson se takimi me kancelaren do të jetë enkas për Programin e Rindërtimit.

“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt” shkruan Rama.

Pak ditë më parë Edi Rama ishte në Itali për t’u takuar me homologun e tij Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio, teksa deklaroi se fatura e dëmeve nga tërmeti është rreth një miliard euro. Megjithatë, ashtu sikur e përsëriti edhe sot gjatë prezantimit të platformës online që do shërbejë për të aplikuar banorët e prekur nga tërmeti, “shpresat nuk do të varen vetëm nga ajo se çfarë do të dhurojnë ndërkombëtarët” tha Rama.

Pas Berlinit, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një tjetër takim para Konferencës së Donatorëve në Bruksel në kuadër të përpjekjeve për të qenë sa e suksesshme. /e.s/

Të fundit