E enjte, 18 Gusht, 2022

DAÇIQ PRANON TË NDALË FUSHATËN E Ç’NJOHJEVE TË KOSOVËS, POR ME KUSHT QË TË NDALEN EDHE LOBIMET PËR NJOHJET

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia do të heq dorë nga fushata për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë kur Prishtina zyrtare dhe aleatët e saj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë ,por edhe Konferencën e vendeve islamike, do të reshtin së lobuari për zgjerimin e njohjeve të pavarësisë, njofton KDP.

Këto komente, zoti Daçiq i ka bërë për televizionin e Beogradit, një ditë pas vizitës atje të ambasadorit amerikan Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka rikujtuar se nuk ka dialog thebësor mes Beogradit dhe Prishtinës për shkak të tarifave doganore për mallrat serbe, të vendosura nga pala kosovare. Duke komentuar këtë të shtunë për televizionin shtetër serb mesazhet e të dërguarit të presidentit amerikan Richard Grenell, se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Daçiq tha se në vend të kësaj duhet vendosur një moratorium universal që, sipas tij, nënkupton që Kosova të mos përpiqet të aderojë nëpër institucione ndërkombëtare e as që shtetet e mëdha të mos e bëjnë këtë në emër të saj.

Nëse ekziston gatishmëri, nëse  takasat hiqen pavarësisht gjithë kësaj, dhe nëse ky është njëfarë kushti për qëndrueshmëri në rajon dhe nëqoftëse të gjithë dëshirojnë që të arrijmë një marrëveshje të atillë që të gjithë të pushojmë së vepruari, atëherë ne jemi të gatshëm. Nëse jo, ne vazhdojmë punën tonë pa provokuar askend, por thjesht bëjmë atë që si të them është në përshkrimin e punës të shtetit tonë’– tha kryediplomati serb duke vlerësuar se kërkesa e Grenellit që Beogradi të heq dorë nga nga fushata për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës edhe nuk ishte e re dhe nuk mund të futet në një kallëp me atë për palën kosovare – për tërheqjen e tarifave doganore.

‘Taksat’, tha ai, patjetër duhet të hiqen. Diplomati amerikan Grenell i cilësoi ato të papranueshme, por edhe kërkoi ndaljen e fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh, ai paralajmëroi tërheqjen amerikane nga përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të fundit