E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Të gjithë duan të lëpijnë nga mjalti

Autore: Katerina Topalova 

 

“Vendi i mjaltit” ua turbulloi mendjen të gjithëve. Filmi i cili fitoi famë në mbarë botën edhe para se zyrtarisht të fitonte Oskar, kaloi në disa faza në vendlindje.

Faza e parë:

Inçizimi. Për tre vjet askush nuk dinte asgjë për filmin. Atixheja jetonte një jetë të vështirë, duke siguruar mbijetesë për bletët dhe natyrën. Pas vendimit që të marrë pjesë, tre vite ka jetuar para lente . Ditë, natë, dimër dhe verë, gruaja modeste para kamerave bënte gjithçka që ka bërë përpara se të ndizen reflektorët. 

Faza e dytë:
Emitimi. Pasiqë u emitua, “Vendi i mjaltit” ka marrë lëvdata nga një pjesë e vogël e dashamirëve të dokumentarit, dhe me të fitoi edhe shitjen e biletave në më tepër kinema në Maqedoni.

Faza e tretë:
Shpërblimet. Derisa përhapej lenta e filmit nëpër botë, shpërblimet filluan të renditen vetë. Duke u shpallur shpërblimet, të gjithë e kuptuan se duhet të ishin adhurues të kësaj historie të zakonshme në dukje.

Faza e katërt:
Nominimet. Pas nominimit për Oskar, “Vendi i mjaltit” përjetoi një trazirë emocionesh në shtëpi. Ata kaluan nga ekstremi në ekstrem, nga filmi më i mirë për të cilin mund të jemi krenarë, në një histori katastrofike që pikturon një pamje të shtrembëruar të vendit tonë.

Sidoqoftë, tregimi dokumentar që qep fustanet dhe veshjet e “fajtorëve” kryesorë të Hollivudit mbijetoi një histeri këtu te ne. Mjaltin e kishin marrë të gjithë, por është e vështirë të kontrollosh emocionet. Në kavanoz, të gjithë duan të hedhin lugën dhe të lëpijnë mjaltin. Nëse jeni me fat, do të hani një pjesë më të madhe.

Pas suksesit historik të “Vendit të mjaltit”, një majmun në kopshtin zoologjik u emërua pas yllit të filmit, dhe ata që ishin përgjegjës i bënë PR-të në media sociale duke sqaruar se ata e respektojnë heroinën me veprimin e tyre.

Ministrat dhe ministrat teknikë kanë organizuar një konkurs për të shpallur “selfie” me Atixhen. Një ditë gazetarët zbuluan se ku është fshati Bekirlija dhe kënduan këngë me të. Kryetari i bashkisë befas kuptoi se i mungonte një higjeniste dhe se Atixheja ishte ideale për atë punë. Qeveria po siguron bileta për të gjithë ekipin për të shkuar në Hollivud. U janë premtuar shtëpi për aktorët e filmit gjithashtu janë premtuar dhe çmime për ekipin që punonte në dokumentar.

Ekziston një aksion  i njohur sportiv që zhvillohet çdo vit në vendin tonë, emri i të cilit korrespondon plotësisht me histerinë që rrethon filmin – “I pari në maje”! Është e rëndësishme të dini se Bekirlia është larg, rruga deri atje është e pjerrët, kërkon kondicion, durim dhe shumë këpucë me baltë. Dhoma ku ka jetuar Atixheja ishte e errët, e zbrazët dhe e ftohtë.

Bletët nga të cilat ajo jetoi janë të shumta, gumëzhojnë dhe pickojnë poqese ua prish rendin e tyre. As Atixheja nuk është bërë e famshme për një veprim, dhe as ne nuk do të bëheni të famshëm nëse keni një fotografi të saj. I ëmbël është mjalti! Por derisa të arrini atje ju duhet punë!

Të fundit