E martë, 29 Nëntor, 2022

CYRIHU QYTETI MË I SHTRENJTË NË BOTË, TIRANA – E TRETA NË BALLKAN

Qyteti më i shtrenjtë në botë në fillim të vitit 2020 është Cyrihu në Zvicër, njofton KDP duke përcjellë të dhënat e Numbeo. Poshtë Cyrihut renditen edhe qytetet e tjera në Zvicër si: Basel, Lausanne, Geneva dhe Bern.

Në Norvegji janë qytetet Stavanger, Oslo dhe Trondheim, kurse në SHBA  – Nju Jorku dhe San Francisko. Tokio, i renditur në vendin e 18-të nga 440 qytete, është qyteti më i shtrenjtë në Azi. Qytetet në Afrikë janë të gjitha në gjysmën e poshtme të listës, me qytetin më të shtrenjtë të renditur si Pretoria në Afrikën e Jugut në vendin e 252.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor në vendin e parë për koston e jetesës është Podgorica (i rendidur në pozitën e 147), pastaj beogradi (153), Tirana (155), Sarajeva (156), Banja Luka (167), Novi Sad (185), Shkupi (192), Nish (195) dhe Prishtina në vendin e 203 në listën e 440 qyteteve.

Listën e plotë e gjeni KËTU!

Të fundit