E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

PËRKEQËSOHEN MARRËDHËNIET SERBI-MAL I ZI, DAÇIQ: S’KA KISHË ORTODOKSE MALAZEZE!

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se është e drejtë legjitime e vendit të tij që të interesohet dhe të mbrojë serbët në Mal të Zi. Ai, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb i ka cilësuar si të pavërteta dhe gënjeshtra akuza e Podgoricës për përzierje në punët e brendshme, njofton KDP. Daçiq citohet të ketë thënë se Mali I Zip o ndërhynë çdo ditë duke folur për pavarësinë e Kosovës. 

Kryediplomati serb ka riafirmuar qëndrimet e vendit të tij kundër miratimit të Ligjit për liritë fetare në parlamentin malazez, duke tërhequr vërejtjen se me të cënohen interest e serbëve, të cilët, tha ai, në Mal të Zi, përbërjnë rreth 30 për qind të popullsisë.

Kriza nuk u krijua në Beograd, kriza u krijua në Podgoricë me të ashtuqujaturin Ligj për liritë fetare.Një ligj i tillë duhej miratuar edhe në Serbia para dhjetë vjetësh, por  për shkak se bashkësitë fetare e ngritën zërin, ai ligj u hoq nga rendi i ditës’ – tha kryediplomati Ivica Daçiq për televizionin shtetëror duke hedhur poshtë pretendimet e partisë malazeze në pushtet për përzierjen e Serbisë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Partia Demokratike e Socialistëve, partia në pushtet e Milo Gjukanovitit thotë se Vuçiq po përzihet në punët e brendshme të Malit të Zi. Në ç’punë të brendshme të Malit të Zi? Së pari, të them se PDS-ja dhe Mali i Zi u përzien në mënyrën më të vrazhdët të mundshme në punët e brendshme të Serbisë, çdo ditë duke folur për Kosovën e pavarur’.

Ministri i Jashtëm i Serbisë tha se Ligji për liritë fetare, i debatueshëm për serbët dhe Kishën e tyre ortodokse, por që mori mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, ka për qëllim detyrimin e tyre për të hequr dorë nga identiteti i tyre kombëtar dhe për krijimin e  kishës, sikurse u shpreh ai, artificiale ortodokse të Malit të Zi.

Kryediplomati serb ka kritikuar edhe prononcimin e ambasadës amerikane në Podgoricë lidhur me reagimet negative në kryeqytetin serb, kur ditë më pare u sulmua ambasada e Malit të Zi. Sipas tij, ata nuk kanë jurisdiksion mbi  Beogradin. Sipas Daçiqit, regjimi malazez dëshiron që përmes zhvillimeve të fundit të sigurojë një fitore të re në zgjedhjet e ardhshme, sepse kjo sjellje në bllokun antiserb – sjell pikë, për shkak se është kundër Serbisë dhe Rusisë.

Të fundit