E shtunë, 28 Janar, 2023

Baba Dimri nuk ekziston!

Këngëtarja e njohur e ish-Jugosllavisë, Vesna Zmijanac, ka një varg autentik në një këngë të saj në lidhje me situatën tonë:

“Viti ka kaluar por në zemrën time qëndron e njëjta dëshirë!”

2019 u shpall si një nga vitet historike, kur përmes Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së mirë fqinjësisë me Bullgarinë, Maqedonia do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s dhe do të marrë një datë për fillimin e negociatave me BE-në. Dëshira, aspirata e gjeneratave që nga pavarësia duheshte që ta shohë në realitet këtë gjeneratë.

Frankie Valli dhe 4 Stinët në hitin legjendar thonë: Shumë mirë për të qenë e vërtetë!

2019 historike, e cila ngriti pritjet në tavan, përfundon si vetëm një vit me radhë nën mesataren.

Marrëveshja për mirë fqinjësi me Bullgarinë është klinikisht e vdekur. Fqinjët miqësorë përmes institucionit më të lartë akademik kanë nënshkruar një rezolutë që gjuha maqedone nuk ekziston. Ata nuk duan të vazhdojnë me debatin e komisionit për tejkalimin e irredentizmit në tekstet shkollore deri në njohjen se Goce Delçev është Bullgar. E shtrenjtë është miqësia me një fqinj i cili ka më tepër kërkesa  sesa një dëshirë reale për marrëdhënie të mira.

NATO-ja  është afër, por Spanja nuk ka arritur të tejkalojë problemin e saj të brendshëm në mënyrë që të mund të nënshkruajë ratifikimin që do të përfundojë të gjithë procedurën e ratifikimit që shtetet anëtare dhe Maqedonia të fillojnë festimin. Sidoqoftë, viti 2020 do të jetë viti për fishekzjarret e NATO-s! BE … ah …

Kaq afër, e aq larg tani. 2019 mbaroi me mbështetje mbi supe, me besim që ne kishim bërë shumë dhe se ata pajtoheshin që do të na mbyllnin derën para syve.

Mars, maj, shpresë e re se vetëm ajo nuk ka vdekur akoma. Pritjet e reja për dëshirën e vjetër – le të fillojmë negociatat me Brukselin.

2019-a na ka dhënë një datë të re për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që opozita vazhdimisht i ka kërkuar, dhe qeveria ka thënë që ata nuk kanë asnjë shans për të ndodhur para afatit të rregullt.

Fushata që nuk është ndalur kurrë, dhe nuk është zyrtarisht e nisur, udhëhiqet nga premtimi i partisë në pushtet që ne jemi në rrugën e duhur dhe se ata tani dinë si të anëtarësohen në BE.

Opozita është një përqafim për të zhgënjyerit të cilëve ju premton që asnjëherë nuk do të pranon emrin Maqedoni Veriore, por jo edhe zyrtarisht!

Në përgjithësi, 2019 nuk arriti të na lëvizte nga kolloseku dhe mbeti të ndjekë trendin e një viti që na mbajti në pritje dhe pasiguri, e cila na dorëzon me shpresën për të përmbushur dëshirën e shumë viteve më parë.

Në shtëpi … nuk është humane të përsërisësh të gjitha ngjarjet që dikur shënuan vitin shpresëdhënës 2019. Nga skandalet e korrupsionit, afera me politikanë dhe figurat publike, gjetje skandaloze dhe gjykimet për simbolin e drejtësisë …

I udhëhequr nga imagjinata fëmijërore dhe nga magjia e Vitit të Ri, kërkova në hartën e botës për të gjetur Lapland, vendin e Baba Dimrit. Ajo nuk ishte aty! Kam frikë se edhe politikanët tanë me të njëjtin dëshpërim si unë kërkojnë të përmbushin premtimet e tyre përmes magjisë.

Duket se është koha për të kuptuar se një plakë flokëbardhë i cili plotëson dëshira është thjesht vetëm një mit! Njerëz, Baba Dimri nuk ekziston!

Të fundit