E premte, 19 Gusht, 2022

A DËSHTOI E DJATHTA NË KROACI? – KITAROVIÇ HUMB NË RAUNDIN E PARË NGA MILANOVIÇ

Socialdemokrati Zoran Milanoviç nga partia opozitare SDP është një fitues relativ i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale me 29.55 përqind të votave, kundrejt presidenti aktual Kolinda Grabar-Kitaroviç nga qeveritarja HDZ me 26.65 përqind të numrit të përgjithshëm të votave, tregojnë rezultatet e komisionit shtetëror të zgjedhjeve pas 99.98 për qind të votave të numëruara, njofton KDP.

Milanoviç dhe Grabar-Kitaroviç do të përballen në raundin e dytë më 5 janar, dhe pritet një garë shumë e tensionuar, e cila mbështetet nga rezultatet e raundit të parë, por edhe nga struktura e votuesve që nuk votuan për dy kandidatët në raundin e parë.

Një anketë e portalit Index.hr ka nxjerrë fitues në raundin e dytë sërish Milanoviç. Mbi 100,000 lexues kanë votuar me çrast Milanoviç ka një avantazh masiv prej 67 përqind ndaj 16 përqind të Kolinda Grabar-Kitaroviç. Afër 18 përqind e atyre që votuan në sondazh thanë se nuk do të votojnë në raundin e dytë.

Socialdemokrati Zoran Milanoviç doli fitues i raundit të parë në zgjedhjet presidenciale të dielën në Kroaci para Kolinda Grabar-Kitaroviçit. Në janar kroatët vendosin në balotazh për presidenten apo presidentin e ri.

Për shkak se asnjëri nga kandidarët nuk ka arritur më shumë se 50% të votave në raundin e parë, më 5 janar pritet të zhvillohet balotazhi mes dy konkurrentëve, shkruan agjencia e lajmeve dpa.

Në shumicën e sondazheve, Kitaroviç kryesonte, por me një distancë të vogël kundrejt socialdemokratit, Milanoviç. Në vend të tretë u rendit kandidati i pavarur dhe i njohur si këngëtar, Miroslav Skoro me 24%.

Kreu i shtetit në Kroaci ka më shumë kompetenca ceremoniale përfaqësuese, megjithatë zgjedhjet konsiderohen si një tregues i fuqisë në elektorat të kampeve të majtë e të djathtë. Anëtarja më e re e BE-së, Kroacia merr kryesinë e radhës së BE më 1 janar. Në fushatën zgjedhore tema si drejtimi joefektiv i qeverisë dhe largimi masiv i njerëzve nga vendi luajtën një rol të madh. Grabar-Kitaroviç hyri në garë me avantazhin e presidentes.

Vëzhguesit janë të mendimit, se Grabar-Kitaroviç në balotazh mund t’ia dalë të rikonfirmohet edhe njëherë në postin e presidentes, për shkak se votuesit e kandidatit të tretë në renditje, Skoros, shihen si votues të spektrit konservator, që votën mund t’ia japin kandidates së partisë konservatore, HDZ. Kritikët e presidentes Grabar-Kitaroviç shprehen, se gjatë mandatit të parë, presidentja kroate u shfaq si një figurë e zbehtë dhe pa substancë politike.

Të fundit