E martë, 29 Nëntor, 2022

“Vuçiç bëri autogol”, Ben Andoni për “Minishengenin”: Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e këtij procesi

“Minishengeni” Ballkanik ka sjellë në Tiranë Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ardhja e Vuçiç ka shkaktuar protesta të qytetarëve kosovarë, të cilët kërkojnë largimin e atij që ata e quajnë “vrasës”.

Gazetari Ben Andoni i ftuar në rubrikën “Opinion” në “NeWs 24” foli për takimin e tretë të Minishengenit Ballkanik, i cili do mbajë punimet në Durrës.

Ai u shpreh optimist se edhe Kosova do të bëhet shumë shpejt pjesë e këtij Samiti, mjaft të diskutuar në Shqipëri e Kosovë.

Analisti u ndal edhe tek deklaratat e Vuçiç mbi masakrën e Reçakut, deklaratë e cila shkaktoi irritim të madh. Ai tha se mohimi i masakrës  së Reçakut është një “autogol” për Vuçiç.

“Ka një ndarje të tre vendeve tona, Shqipërisë , Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të fituar njëfarë ritmi. Kosova në këtë moment është në periudhën e tranzicionit, por besoj se shumë shpejt do të jetë pjesë e këtij procesi. ShBA  kanë vendosur për pak javësh dy emisarë specialë që merren me Kosovën, kjo tregon se këto dy vende do të vendosen para kushteve shtrënguese.

I gjithë problemi ynë është se realisht: a do ta funsionalizojmë  këtë në aspektin ekonomik, sepse është proces ekonomik, jo politik. Të tre vendet kanë mundësi të vitalizojnë diçka.

Asnjë mbështetje nuk do ti jepet Serbisë nëse nuk do të zgjidhë problemet që ka me Kosovën. Kjo është shfrytëzuar shumë keq në Kosovë, për të shitur dhe për të marrë pikë. Kjo ka dëmtuar Kosovën, sepse ka derdhur energji për gjëra që nuk e ndihmonin Kosovën.  Partitë kosovare janë kundër këtij minishengenit. Ky ndryshim i vazhdueshëm ka dëmtuar vetë Kosovën. 

Vuçiç ka bërë autogol. Kjo që ka bërë për Reçakun është një autogol, sepse është i paqartë politikisht. Ashtu si partitë kosovare që nuk e do minishengeni, edhe opozita serbe nuk e do. Vuçiç nuk është një politikan race. Këtë e bën (mohimin e masakrës) për fushatë politike. Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet dot. Masakra është e jashtëzakonshme dhe është në ADN tonë”-tha Andoni.

 

panorama

Të fundit