E premte, 7 Tetor, 2022

DEBATET PËR NJËSITË ZGJEDHORE NË FUNKSION TË FAVORIZIMIT TË PALËVE

Në pritje të ndryshimeve të paralajmëruara në Kodin Zgjedhor, ka ditë që po thellohen përplasjet kryesisht për përcaktimin e modelit – nëse zgjedhjet e 12 prillit do të zhvillohen në gjashtë njësi zgjedhore ose në një – sikurse propozon Lidhja Socialdemokrate në pushtet e që po kundërshtohet nga partneri shqiptar i saj, Bashkimi Demokratik për Integrim. Fatkeqësisht, debati është dashur të hapet jo tani, por shumë më herët – në fillim të mandatit qeverisës të kësaj mazhorance.

Autor: Seladin Xhezairi

Debatet në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat nuk është e thënë se do të mbahen më 12 prill, kanë shpërfaqur gjithë atë që në shkencë  njihet si gjeometri përkatësisht si aritmetikë elektorale. Mbase të gjitha palët e përfshira në debat yrnekun për këtë e marrin në përvojën-realitetin e deritashëm amerikan ku të thuash përligjet e drejta e partisë në pushtet për rikonfigurim të qëllimshëm të njësive zgjedhore për të favorizuar fitoren në zgjedhjet e radhës. Dhe, këtu dhe për këtë çështje, thuajse nuk ka përplasje çfarë i kemi aktualisht ne: ‘E bëni sot ju, nesër do ta bëjmë ne’ – thotë logjika e të ashtuquaturit ‘xherimandering’. Ama kjo funksionon  vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ne nuk jemi Amerikë dhe, pikë.  Përtej argumenteve të qëndruesme, aktuale për pluset e minuset e modeleve me gjashtë, një, tri apo tetë njësi zgjedhore, ideatorët dhe mbrojtësit e tyre do të ishte mire që të përçojnë në publik angazhimin për flakjen e hileve që nisin nga mbushja e kutive- aty dhe atje ku ‘s’ka të tjerë dhe prandaj t’ua tregojmë qejfin’ e deri tek nivelizimi i numrit të votuesve për çdo njësi, për të shmangur kështu pabarazinë në kapacitetin elektoral të qytetarëve. U mor vesh,  ideatorët e modeleve të propozuara, duhet të ofrojnë edhe ‘shtyllat’ e epërsive të tyre – duke u nisur edhe nga pragu zgjedhor si kriter i rindësishëm për ndarjen e mandateve e deri tek ai për lista të hapura . Prandaj, duhet dëgjuar ekspertët e fushës për ‘benefitet’ e çdo varianti të propozuar, pa anashkaluar edhe prirjet e liderëve paratiak për ruajtjen apo jo të ‘atuve’ që favorizojnë njërin apo tjetrin krah dhe, fundja mbajnë llogari për mosdominim  të vrazhdët të mazhorancës  duke mbajtur llogari edhe për mbrojtjen e pakicës elektorale , po pse jo edhe të partive më të vogla. Si do që të jetë, çështja që shtrohet tani, kur zgjedhjet janë caktuar ër 12 prill, është përse ky debat po hapet kaq vonë e jo në fillim të mandatit qeverisës të kësaj mazhorance? Llogjika më mirë vonë se kurë, në këtë rast mund të prodhojë kundërefekte.

Të fundit