E martë, 6 Dhjetor, 2022

ME INICIATIVËN E FRANCËS, BASHKIMI EVROPIAN DO TA RINDËRTOJË SHQIPËRINË E GODITUR NGA TËRMETI

Macron: Do të organizojmë një konferencê donatorêsh në Tiranë nên mbikëqyrjen e Von der Leyen

Shkruan: Erisa Zykaj / Bruksel 

Organizimi i një konference donatorësh për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri është bërë pjesë e axhendës së samitit  të liderëve europian të mbledhur në 12 dhe 13 dhjetor në Bruksel.

27 kryetarët e shteteve dhe  të qeverive të Bashkimit Europian kanë mbështetur iniciativën e Komisionit Europian për të ofruar ndihmë humanitare për vendin dhe për të organizuar një konferencë donatorësh për Shqipërinë në konkluzionet e samitti europian.

Presidenti francez, Emanuel Macron ka artikuluar qartësisht vullnetin e liderëve europianë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë pas pêrfundimit të samitit europian:

“Dje kemi shprehur gjithë solidaritetin tone me pupulllin shqiptar dhe drejtuesve të tij pas tërmetit, ashtu si ëêmë dhe gjatë samitit tê NATO-s. Ne kemi aktuar organizimin e një konference donatorësh dhe mbështetjeje që do bêhet nën mbikëqyrjen e presidentes së Komisionit Europian në fillim të vitit të ardhshëm në Tiranë. Naturisht që Franca do jetë tërësht e angazhuar në këtë konferencë. Mendoj se është një xhest i rëndësishëm dhe i shpreh sërish popullit shqiptar solidaritetin tim”, tha Emanuel Macron, president i Francës.

Organizimi i një konference donatorësh është anonçuar fillimisht nga presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen pas ofrimit tê 15 milion eurosh nga fondi i Komisionit Europian për politikën e fqinjësisë si asistencë humanitare për pasojat e tërmetit.

Në këtë kuadër, komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç vizitoi Shqipërinë në 5 dhjetor për të mbêshtetur autoritetet shqiptare lidhur hartimin e një pasqyre të nevojave pas shkatërrimeve të tërmetit për të kontribuar në mênyrën e duhur në procesin e rindërtimit.

 

*Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit