E premte, 19 Gusht, 2022

Intervistë / Dimitrios Papadimoulis: BE-ja të korrigjojë gabimin historik. Hapja e negociatave në mars e arritshme

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Dimitrios Papadimoulis shprehet se Bashkimi Europian duhet të korrigjojë gabimin historik që bëri me mosmarrjen e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për Papadimoulis, hapja e negociatave në mars ështê e arritshme, por kërkon arritjen e rezultatave dhe opozita në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjekë shembullin e ish opozitës në Greqi.

Intervistoi: Erisa Zykaj / Bruksel 

Bashkimi Europian është aktualisht i ndarë në dy grupime lidhur me politikën e zgjerimit. Disa shtete mbêshtesin propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit dhe kërkojnë rezultate në reforma, ndërkohë që një shumicë prej më shumë se 15 shtetesh kërkojnë paralelisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars. Cili është qëndrimi juaj ?

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së: Eshtë thelbêsore për Bashkimin Europian tê ndryshojë gabimin historik që Këshilli i ministrave bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim europian. Ata kanë bêrë përpjekje tê shumta lidhur me reformat. Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivês europiane. Nuk  bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por ështê edhe në tê mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi. Ndaj mendoj, se ne mund tê kryejmê dy procese paralelisht. Sê pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht tê diskutojmë tê gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarêsimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit tê negociatave në 1961 deri në anêtarêsimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës. Për shumicën e qytetarêve të Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht brezin e ri, është procesi i demokratizimit dhe i modernizimit të vendit që jep shpresë lidhur me punësimin, prosperitetin e vendit dhe një të ardhme më tê mirë sesa prindërit ose gjyshërit e tyre. Ne jemi duke bashkuar forcat, pasi Maqedonia e Veriut ka njê mbêshtetje pothuajse unanime në Parlamentin Europian me më shumê se 90% për hapjen e negociatave, ashtu si dhe në ekipin e Komisionit Europian të mëparëshëm dhe tê tanishëm. Në Këshillin e ministrave, 24 nga 27 shtetet anêtare e mbêshtesin gjithashtu kêtë ide.

Ndêrkohë ka inisiative si ajo e Greqisë që mblodhi së bashku ministrin e jashtëm tê Maqedonisë së Veriut, ministrin e jashtëm në detyrë të Shqipërisë si dhe ministrat e tjerë tê jashtëm të Bashkimit Europian.

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së: Ka hapa pozitivë. Unê jam taukar me ministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kam diskutuar me tê procesin. Jam i lumtur që qeveria e re e Greqisë, edhe pse kur ishte në opozitë e shigjetoi marrëveshjen e Prespës, tani po ndjek rrugën e hapur nga Tsipras dhe Zaev për marrëveshjen e Prespës dhe mbështetjen e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Kjo kthesë e ish opozitës në Greqi mund t’i shërbejë si një mësim edhe opozitës në Maqedoninê e Veriut, sepse nga marrëveshja e Prespës pêrfitojnë tê dyja vendet, qytetarêt e tyre dhe rajonin.

Ajo që kërkohet nga shumica e shteteve anëtare dhe Komisionit Europian është hapja e negociatave me të dyja vendet në mars. Eshtë e arritshme kjo?

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së: Eshtë e realizueshme, mund të bêhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve.

 

*Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

Të fundit