E martë, 29 Nëntor, 2022

A do ketë marrëveshje për koalicion? Kurti: S’mund të flas në emër të LDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbërriti mesditën e sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës, aty ku pritet të vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes për koalicion. 

Kurti tha se do të jetë kryeministër i një qeverie me 12 ministri, ndërsa uroi që të bien dakord për ndarjen e përgjegjësive ashtu siç ndodhi për programin.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re. Unë si kryeministër do t’i kem 12 ministri. Uroj dhe shpresoj se ashtu siç jemi marrë vesh për programin të merremi vesh edhe për ndarje të përgjegjësive”, deklaroi Kurti para takimit.

Ndërsa, për mundësitë e marrëveshjes sotme, Kurti nuk siguroi se kjo mund të ndodhë.

“Marrëveshja është marrëveshje mes dy palëve, unë nuk mund të flas për LDK-në”, tha ai.

Të fundit