E enjte, 2 Shkurt, 2023

PARALAJMËRIMI I ZAEVIT PËR GJYQËSORIN NË PRAG TË ZGJEDHJEVE

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut mbetet ndër problemet kryesore të vendit. Në një video të shpërndarë këtë të dielë, i pari i qeverisë, thotë se gjatë dy viteve e gjymës, të kaluara, u dëshmua se gjyëqsori mbeti bastion i fundit i shtetit të kapur, nën kontrollin e një numri të caktuar gjykatësish dhe prokurorësh në pozicione të fuqishme. Zaev ka kërkuar që Komisioni Antikorrupsion të verifikojë menjëherë pasurinë e tyre.

 

Shkruan: Seladin Xhezairi

 

Kryeministri Zoran Zaev, ka zgjedhur periudhën e pragzgjedhjeve që të kruaj plagën – aty ku dhemb më së shumti: gjyqësinë. Sipas tij, kjo ka mbetur bastion I fundit I ‘shtetit të kapur’ me kryeprotagonistë gjykatës e prokurorë të caktuar, ‘në pozicione të fuqishme’ që e mbajnë nën kontroll:  ‘Këto bastione të fundit të ‘shtetit të kapur’ vazhduan t’I kontrollojnë proceset gjyqësore ku ishin të dyshuar pikërisht protagonistët e regjimit. Duke kepërdorur  ndarjen e pushtetit gjyqësor nga ai ekzekutiv, këto të ashtuquajtura qendra gjyqësore Swarovski të pushtetit I bënë pritë drejtësisë. Kësaj duhet t’I jepet fund menjëherë!’ – thotë kryeministri Zoran Zaev në vide-xhirimin e shpërndarë këtë të dielë duke u angazhuar për spastrimin e jurisprudencës nga, sikurse shprehet ai, gjykatës e prokurorë të pandershëm’ me qëllim që  ata të ndershmit dhe profesionistë  të sigurojnë pa pengesa drjtësinë të cilën e presin qytetarët.

Në funksion të kësaj ai ka shigjetuar Komisionin Antikorrupsion që krahas verifikimit të parave dhe pronave të anëtarëve të kabinetit të tij qeverisës, të njëjtën ta bëj edhe me gjykaësit dhe  prokurorët:

‘I bëjmë thirrje Komisionit Shtetëror për pengimin e korrupsionit  që të nis menjëherë procedurën e verifikimit të pronave të gjykatësve dhe prokurorëve. Pushteti ekzekutiv  do t’I vë në dispozicion të g jitha kapacitetet e veta për verifikimin e prejardhjes së pasuirive dhe të parave të prokurorëve, gjykatësve dhe të familjeve të tyre,’- thotë kryeministri Zaev duke u angazhuar që Komisioni Antikorrupsin të konstatojë edhe konfliktet e interesit gjatë procedurave gjyqësore dhe gjithë kjo për spastrimin e gjyqësorit nga, shprehet kryeministri, joprofesionistët dhe të korruptuarit:

‘I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve që të vlerësojnë përgjegjësinë e gjykatësve dhe të prokurorëve për vjetërimin e lëndëve dhe të verifikojnë tërësisht  profesionalizmin dhe efikasitetitin e punës së gjykatësve. Duhet të sigurojmë jurisprudence  që vendos e jo jurisprudence që vjetërson lëndë!’ – nënvizon Zaev duke paralajmëuar se do të nis kontrolli institucioal I vërtetimeve mjekësore për arrest shtëpiak ose për lirim të përkohshëm nga burgu, pas të cilave kanë ndodhur arratisjet e të ndaluarëve.

I pari I qeverisë I ka bërë thirrje edhe Komisionit Evropian që të aktivizojë instrumentin e monitorimit të rasteve gjyqësore të profilit të lartë dhe në këtë shtrirje angazhohet për atë që ai e quan ballafaqim të gjyqësorit me publikun: Qeveria propozon që të gjitha xhirimet  nga gjykimet të cilat do të monitorohen nga Komisioni Evropian – të jenë  hapura në versionin audio.

Ky spastrim, është i bindur kryeministri, do të mundësojë që drejtësinë të mund ta vendosin vetëm gjykatës të drejtë e jo frenues të drejtësisë.

‘Para qytetarëve premtuam drejtësi! I dhamë shans gjyqësorit, po deri tani nuk dha rezultate. Prandaj, gjyëqsori do të duhet të përballet me qytetarët, të spastrohet nga të pandershmit dhe të ndryshojë!’

Kjo është beteja e radhës e kryeministrit në largim, Zoran Zaev. Mbetet të pritet e të shihet aq më tepër për shkak të shijes jo dhe aq të këndshme që lane në publik komentet e tij të fundit për ‘bonuset’ tepër të larta të formacionit të Prokurorisë së Posaçme Publike, por dhe kritikave shumë më të hershme për përftimet materiale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve apo edhe të Komisionit Antikorrupsion, në përbërje të kaluar.

Të fundit