E premte, 19 Gusht, 2022

TRAGJEDITË NA BASHKOJNË NË DHIMBJE

 Shqipëria tragjikisht është goditur nga një tërmet i shkallës 6.3 të Rihterit. Brenda kohës është raportuar për mbi 13 jetë të humbura, mbi 300 të lënduar dhe mbi 26 persona të shpëtuar nga rrënojat.

Pamje të tmerrit janë dhënë nga mediat e vendit, ndërkohë që edhe media të rëndësishme botërore kanë raportuar mbi pasojat në njerëz nga tërmeti. Solidarizimi me Shqipërinë ka ardhur nga të gjitha vendet, të cilat kanë ofruar ndihmën e tyre.

Autoritet shtetërore dhe ekipet e shpētimit tashmë që nga orët e mengjesit janë në terren dhe janë në aksion shpëtimi për shumë persona që raportohet se gjenden nën rrënojat e pallateve të shembura.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshkruar gjendjen si dramatike, ndërkohë që ka kërkuar solidaritet mes njerëzve. Edhe bartës tjerë të funksioneve publike tashmë gjenden në terren dhe kanë bërë ftesë për solidarizim.

Në këto momente të vështira për Shqipërinë, KDP ndan dhimbjen e thellë me gjithë familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe njëkohësisht i bashkohet mesazhit për solidarizim tē gjithanshëm thellësisht njerëzor. Tragjeditë na bashkojnë në dhimbjen e përbashkët. Forca e solidaritetit njerēzor mbetet dimensiini suprem në bashkëpërjetimin e kësaj dhimbjeje që ka kapluar Shqipërinë.

Të fundit