E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Meta: Pres popullin në shesh, nuk iki nga sheshi deri sa…

Presidenti Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ai është shprehur se kërkon që ti kthejë popullit shqiptar referendumin, dhe është shprehur që edhe pse është si nen në kushtetutë asnjëherë nuk është ushtruar deri më tani.

Populli shqiptar në kushtetutën që ka miratuar me referendum me 22 nëntor 1998 ka vendosur në kushtetutë referendumin në nenin 150.

1.Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

  1. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
  2. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Unë si president i republikës kam vendosur që të pres në shesh dhe nuk do iki nga sheshi deri sa ti kthejmë popullit të drejtën e referendumit.  Dua ti them të gjithë klasës politike, jeni të pashpresë.

Pas disa vitesh këtu nuk do të ketë më shqiptar.

Top Channel

Të fundit