E premte, 19 Gusht, 2022

ZIGZAG: PËR KUSHTETUTËN, NOTERINË, BIBLËN E KUR’ANIN…

Këta të huajtë që vijnë e shkojnë nga metropolet ballkanike, jo njëherë na e kanë thënë se ligjet e mira dhe respektimi i tyre e bëjnë të mirë edhe shoqërinë, i bëjnë të mira edhe institucionet. Për pasojë, kur nuk i respektojmë, atëherë punët i kemi me tamam kështu siç i kemi – pus. Dhe, ec e më thuaj se nuk qëndron thënia lapidare e të madhit At Gjergj Fishta: ‘Ti je Lala Kros/Vetë shkruj e vet vulos/S´guxon kush/Me të than mos!’…

 

Autor: SELADIN XHEZAIRI

 

1.Të dhënat statistikore flasin se, zyrtarisht, vetëm gjatë vitit të kaluar në Bashkimin Evropian legalisht janë vendosur 228 mijë qytetarë të Ballkanit Perendimor – nga Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Nga Shqipëria gjatë 2018-tës janë larguar 62 mijë veta, nga Maqedonia e Veriut, 24 mijë e 300, nga Kosova 34.500. Nga Bosnjë e Hercegovina 53.500, nga Serbia 51 mijë dhe nga Mali i Zi tre mijë. Më brengosës, sipas ekspertëve të fushës, është i ashtuquajturi ‘largimi i trurit’, i njerëzve të shkolluar të cilët për mungesë të perspektivës marrin rrugën ‘prapa diellit’, do të thoshin dikur rilindasit tanë. Studimet vërejnë se edhe për shumë kohë rajoni do të mbetet eksportues serioz i njerëzve të mençur, ndërkohë që për politikëbërësit mosadresimi i problemit mbetet kambanë alarmi. Për të qenë korrekt, do ritheksuar edhe qasjen se shkulje-nguljet qytetarëve, por edhe e atyre nga kjo kategori, nuk janë vetëm për ‘vetëm për shkak të vështirësive ekonomike dhe tranzicionit të ngadaltë, por edhe për arsye më komplekse. Në një studim të kohëve të fundit në Kroaci, vend i cili hyri në Bashkimin Europian në vitin 2013, u konstatua se shkaqet më të shpeshta për të emigruar janë korrupsioni, primitivizmi, shovinizmi fetar dhe nacionalizmi…’- thonë studimet. Sidoqoftë, është mire që në këtë prag zgjedhjesh, këtu ndër ne, të hapet debati politik për të adresuar problemin. Me diagnozë e terapi. Për shkak se nuk thuhet kot ‘guri i rëndë peshon në vendin e vet’!

2.Në Tiranë, ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback, u ka bërë thirrje politikanëve të Ballkanit Perendimor që të ndërtojnë marrëdhënie të fortë diskutimesh me drejtuesit fetarë për t’u përballur me mosbesimin, dëshpërimin dhe shkurajimin në shoqëritë e tyre. Një mik imi që merr më shumë erë nga feja, po më thoshte se diplomati amerikan, por edhe ata perendimorë, në përgjithësi, do të bënin më mire sikur këtë thirrje, por edhe shumë të tjera, do të ishte shumë më mirë t’ua adresonin klerikëve apo prijësve fetarë sesa politikëbërësve të cilët, më thotë ai, nuk denjojnë që ‘për një plesht të djegin jorganin’. Për të ruajtur pozicionet e për të bërë ‘rezil’ oponentët! Udhëheqësit shpirtërorë, më thotë ai, i tuten më shumë Kuranit apo Biblës, si të pazëvendësueshëm, për dallim nga polikanët të cilët Kushtetutën e zëvendësojnë edhe me një notere!

Këta të huajtë që vijnë e shkojnë nga metropolet ballkanike, jo njëherë na e kanë thënë se ligjet e mira dhe respektimi i tyre e bëjnë të mirë edhe shoqërinë, i bëjnë të mira edhe institucionet. Për pasojë, kur nuk i respektojmë, atëherë punët i kemi me tamam kështu siç i kemi – pus! Madje-madje kur edhe ato reforma që i bëjmë me lekët e takspaguesve euro-amerikanë i lëmë në mëshirë të fatit – nëpër sirtarë! Dhe, gojën e kemi plotë retorikë vjelje votash. As më shumë e as më pak!

3.Një video në YouTube po bën xhiron: Sipas njoftimeve, në të shikohen dy veta që shkëmbejnë qeska dhe ndërkohë, njëri prej tyre, pas ndarjes, shikon se çfarë ka në ‘dhuratën’ e lënë në makinë – rezulton të jetë fjala për një shishe dhe një zarf me jo dhe shumë bankënota. Radio Evropa e Lirë, këtë të hënë, shkruan se ‘gjoja fjala është për një pjesëtar të Shërbimit Informativ Uashtarak Rus (GRU) dhe një agjent serb- nëpunës i lartëpozicionuar’! Ndonëse autenticiteti i videos nuk është konstatuar ende, saktësohet identiteti I pjesëtarit të GRU-së (Georgy Viktorovich Kleban) për të cilin pohohet se është zëvendës i të dërguarit rust ë mbrojtjes në Serbi, se xhirimi është bërë në një kafene në qytetin e Zemunit, jo larg Beogradit. Identiteti I ‘agjentit serb’, ndërkaq nuk është zbuluar. Komente nuk ka bërë as ambasada ruse në Beograd.

Ndërkaq, kur është fjala për marrëdhëniet ruso-serbe, po nga Radio Evropa e Lirë, citojmë njërin ndër drejtuesit e Qendrës Karnegi në Moskë, Maksim Samorukov, sipas të cilit Rusia për Serbinë nuk ka për të qenë tërheqëse kur një ditë të zgjidhet çështja e Kosovës. Rusia, thotë ai, nuk dëshiron zgjidhjen e konflikteve të ngrira në Ballkan,  për shkak se ato kështu e mbajnë rajonin larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian: ‘Rusia, si dhe në konfliktetet e tjera në Ballkanin Perendimor, nuk dëshiron që konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të zgjidhet. Mbështetja e Rusisë në këtë kohë është vendimtare për Serbinë, para së gjithash për shkak të siotuatës në Kosovë. Serbisë I duhet Rusia në nivelin ndërkombëtar  dhe fuqia e saj në Kombet e Bashkuara për të penguar njohjen e plotë të Kosovës.  Sapo konflikti të zgjidhet, Rusia nuk ka për të qenë më kaq tërheqëse për Serbinë. , por, deri tash kemi pare aq problem dhe pengesa në rrugën që ky konflikt të zgjidhet , saqë Rusia praktikisht edhe nuk duhet të bëjë shumëçka  për të pnguar këtë,’- thotë Samorukov duke vlerësuar se deklaratat e zyrtarëve rusë për këtë çështje janë dykuptimëshe: ‘Nga njëra anë, Rusia thotë se është e gatshme të mbështesë çfarëdo zgjidhje që është e pranueshme për Serbinë, por nga ana tjetër  thotë se kjo zgjidhje duhet të bazohet në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara numër 1244 që e bënë të pamundër pavarësinë e Kosovës. Dhe pikërisht me këtë dykuptimësi Rusia dëshiron t’i tregojë Serbisë se Kremlini, në të vërtetë, nuk miraton që Serbia ta njohë Kosovën’!

Në qofsh bektesh e merr vesh, – kanë thënë të moçmit!

 

 

Të fundit