E enjte, 18 Gusht, 2022

Meta: Do i tregoj vendin kësaj bande!

Duke paralajmëruar se së shpejti po afron dita e referendumit, duke i thënë kështu klasës politike të mos guxojë të përdhosë Kushtetutën, Presidenti Ilir Meta ka përcjellë dhe një mesazh të fortë, teksa është shprehur se Parlamenti shpërndahet me një dekret, ndërsa qeveria rrëzohet me një mocion mosbesim.

Por, sipas Metës, Presidenti shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Meta është shprehur për gazetarët se do ua bëjë të qartë të gjithëve se Kushtetuta mbron popullin shqiptar dhe do jetë detyra e tij t’i tregojë vendin kësaj bande.

“Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do ia bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë dhe do jetë detyra ime qo t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe gjithë shërbëtorëve.

Besoj se jam i qartë, secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetencat e veta. Veprimet do vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale. Në momentin e duhur”,  ka deklaruar Meta për gazetarët, para se të shkonte në Forumin rajonal për barazinë gjinore./lapsi

Të fundit