E martë, 9 Gusht, 2022

Ne kemi nevojë për ajër, nuk jetohet nga premtimet

Katerina Topalova

“Ndotja e ajrit do të vrasë mijëra njerëz në Evropë.” Ky është përfundimi i studimit të revistës Guardian qysh në vitin 2015. Në të deklarohet se mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Evropian nuk ka arritur të veprojë në lidhje me ndotjen e ajrit. Sipas tyre, kjo do të çojë në vdekje të parakohshme në të gjitha shtetet e Evropës. Të dhënat tregojnë se në vitin 2014 më shumë se 400,000 njerëz vdiqën para kohe si rezultat i frymëmarrjes së gazrave toksike. Autoritetet mjekësore po apelojnë çdo vit që numri i pacientëve me kancer po rritet vazhdimisht dhe se cilësia e ajrit është një shkak serioz.

Duke e ditur dhimbjen e Evropës, në vitin 2016, partia në pushtet futi disa premtime për ajrin në planin e saj të punës. “Ne do të komplementojmë rrjetin e stacioneve të monitorimit për cilësinë e ajrit”, ky është njëri nga premtimet i shkruar në faqen 253 të Planit Jetësorë për të Gjithë. Data për zgjedhjet e reja parlamentare të vitit të ardhshëm është tashmë e njohur, 12 Prill, ndërsa rrjeti stacionar i monitorimit të cilësisë së ajrit ka të dhëna të sakta vetëm për mosfunksionimin e pajisjeve të prishura.

Një vit më vonë, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përgatiti një program që u premtoi qytetarëve se do të thithnin ajër të pastër nëse ata votonin për të.

“Ne ofrojmë ujë të pijshëm dhe të shëndetshëm si dhe ajër të pastër sepse ato janë thelbësore për shëndetin dhe jetën. Për ne asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti i njeriut. ”Ky qëndron si premtimi i dytë i Shilegovit në programin zgjedhor. Petre madje zotohet në programin që Shkupi do të përpiqet të emërtohet “Shkup-Kryeqyteti i Gjelbër 2021”.

Në fund të tetorit të vitit 2019, banorët e tre qyteteve të Maqedonisë janë të parët që goditen kur bëhet fjalë për vdekshmërinë e shkaktuar nga ajri i ndotur. Rreth 1.000 njerëz e humbin jetën çdo vit për shkak të ekspozimit ndaj ajrit të ndotur, gjegjësisht grimcave PM2.5. Shkalla e vdekshmërisë që i atribuohet ekspozimit ndaj PM2.5 (për 100,000 banorë) është më e larta në qytetin e Tetovës 301, Manastir 234, Shkup 208.

Për shkak të ajrit të ndotur, jo vetëm që ka një vdekshmëri të rritur, por edhe një numër të shtuar të mungesave nga shkolla dhe puna.

Maqedonia është bërë një nga vendet më të ndotura në Evropë dhe Ballkan. Shkupi renditet vazhdimisht lartë në listën e qyteteve më toksike në botë. Ju nuk duhet të jeni ekspert me renome botërore që ta ndjeni shijen dhe erën e ajrit që thithni. Nuk nuhatet vetëm tymi, kemikalet e panjohura shkaktojnë dhimbje koke dhe siklet.

Guardian nuk e parashikoi nga atje, me një studim të kryer para katër viteve publikuan se ajri i ndotur i ambientit do të na mbytë më shpejt.

Disa kohë më parë pashë shfaqjen “Jeta është e mrekullueshme” e regjisorit Alexander Morfov në MNT. Ajo thotë se çdo person merr dëshirën më të madhe për jetën gjysmë ore para se të vdiste. Kam frikë se vetëdija dhe dëshira jonë për jetën do të rritet edhe kur është tepër vonë.

Ne kemi nevojë për ajër, nuk jetohet nga premtimet!

Të fundit