E martë, 29 Nëntor, 2022

Koment: BE zhgënjen Ballkanin

Presidenti i Francës Emmanuel Macron e pengon BE-në, që të nisë bisedimet me shtetet e Ballkanit: Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një gabim, mendon Bernd Riegert.

Zhgënjimi në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është i madh. E kjo është e kuptueshme. Sipas Komisionit të BE-së, Parlamentit të BE-së dhe Presidentit të Këshillit të BE-së Donald Tusk të dy vendet nga Ballkani Perëndimor i kanë përmbushur kushtet për të filluar bisedimet e antarësimit me BE-në. Që nga viti 2003 vendeve të Ballkanit jashtë BE-së u është dhënë perspektiva për në BE. Që nga 2009 Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret formale, e që nga 2018 e njëjta gje vlen edhe për Shqipërinë. Pasi Maqedonia e Veriut tani e zgjidhi e grindjen për emrin e shtetit me Greqinë, Shkupi mendonte, se në këtë samit do të funksiononte.

Vetëm një president, francezi Emmanuel Macron, mbajti qendrimin e refuzimittotal. Ai tha jo për kandidatët dhe jo për procesin e antarësimit në përgjithësi. Dy të tjerë, kryeministri holandez dhe kryeministri danez, u fshehën pas hijes së tij dhe i refuzuan bisediemt me Shqipërinë.

Vetoja e pakuptueshme e Macron-it e zhyt BE-në jo vetëm në Ballkan, por edhe në Bruksel në një krizë të dyfishte të besimit. Ç’vlerë kanë premtimet e BE-së, nëse pavarësisht reformave të zbatuara dhe të gjtiha përpjekjeve në fund kandidatëve nuk u ofrohet gjë? Për çfarë i ekzaminojnë ekspertët në Komisionin e BE-së – gjithësesi i kritikuar – për vite me radhë këto vende në çdo organizëm, kur në fund mjaftonnjë jo nga Parisi për t’i zhvleftësuar të gjitha rezultatet e ekzaminimit?

Presidentja e re e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që shprehet për antarësimin e vendeve të Ballkanit, do ta ketë këtej e tutje të vështirë me rezistencën franceze. Në këtë drejtim nuk ndihmon as fakti, që Macron-i fillimisht ia siguroi asaj këtë post dhe tani ndihet i fyer, që kandidatja e tij franceze për Komisionin e BE-së dështoi. Macron është i indinjaur prej Brukselit. As përpjekjet e kancelares Angela Merkel, që është për zgjerimin e BE-së, për ta bindur Macron-in nuk ndihmuan.

Macron synon diçka tjetër

Kredibiliteti i BE-së dhe pasojat në shtetet e Ballkanit, pra zhgënjimi dhe zbehja e vullnetit për reforma, duket se nuk janë fort të rëndësishme për presidentin francez kundrejt argumentave të politikës së brendshme, që ai thekson. Natyrisht ai ka në kurriz një opozitë populiste të djathtë, që nuk do të emigrantë në Francë dhe lufton kundër BE-së. Por për këtë arsye nuk duhet të minohet politika e përbashkët e BE-së. Edhe në Gjermani populistët e djathtë e kritikojnë kursin e zgjerimit. Por deri tani kjo nuk e ka steputr kancelaren.

Argumenti i Macron-it, se Shqipëria nuk mund të fillojë bisediemt e antarësimit, pasi shumë shqiptarë kërkojnë azil në Francë, gjithashtu nuk qendron. Më 2018 vetëm 74 shqiptarëve iu dha e drejta e azilit në Francë. 8000 aplikimet e tjera kanë të bëjnë me migrantë ekonomikë, që mund të kthehen. Çështja është, se përse kushtet ekonomike në Shqipëri janë kaq keq, sa që kaq shumë njerëz duan të largohen. Procesi i antarësimit, që me siguri mund të zgjasaë dhjetë vjet apo edhe më shumë, mund të shfrytëzohet për ta bërë edhe më të aftë këtë vet dhe për ta afruar tek standardet e BE-së. Kjo nuk nënkupton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të hynin menjëherë në BE dhe se menjëherë do të vlente lëvizja e lirë e krahut të punës. Përkundrazi.

BE ka mësuar nga gabimet gjatë pranimit të Bullgarisë, Rumanisë dhe në nëj farë mënyre edhe bisediemt e nisura me Turqinë. Sot procedurat janë bërë edhe më të ndërlikuara e më rixhide. Një përshtatje e mëtejshme e normave, sikurse kërkon me të drejtë presidenti francez,  realizohet gjatë bisedimeve dhe jo përpara. Procesi i antarësimit asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është një procedurë e ngrutë vetëm e përmbushjes së kritereve, por një proces ku reagohet ndajzhvillimeve në vendet në antarësim. Shmbulli më i mirë janë bisedimet që vazhdojnë prej 14 vjetësh me Turqinë, që për shkak të n devijimeve autokratike të presidentit Recep Tayyip Erdogan praktisht ato janë pezulluar.

Pa perspëktivën për të hyrë dikur në BE, paqja mes vendeve në Ballkan rrezikohet. Influenca e Rusisë, Kinës dhe Turqisë mund të rritet. Këtë nuk mund ta dëshirojë as presidenti francez.

Argumentat e Francës janë të dobëta. Emmanuel Macron duhet ta rimendojë veton e tij, në qoftëse se nuk do që të tregohet si populist.  Shansi tjetër është në samitin e dhjetorit.

Të fundit