E martë, 9 Gusht, 2022

DALLIMI MES PALMERIT E GRENELLIT

Administrata amerikane ka intensifikuar angazhimet për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e S erbisë që do të nënkuptonte normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Pas caktimit të Matthew Palmerit të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perendimor, në gusht, këtë fillim muaj presidenti Donald Trump emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell të dërguar special për dialogun mes Beogradit e Prishtinës. Në vazhdim ju sjellim një kronikë që flet për reagimet serbe ndaj të dyja emërimeve.

Autor: Seladin Xhezairi

Media në Beograd, por edhe politikanë serbë të profilit të lartë, përjetuajn brenda pak kohësh – gëzime dhe zhgënjime me politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës, përkatësisht dialogut kosovaro-serb për arritjen e një zgjidhjeje kompromise, të pranueshme nga të dyja palët. Kur gjatë muajit gusht, Departamenti Amerikan i Shtetit emëroi Matthew Palmerin të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perendimor, ishte shtypi në Beograd ai që zbuloi lidhjet e tij me Serbinë duke rikujtuar se ka shërbyer si diplomat i rangut të ulët dhe më kryesore – ishte dhëndërr serb.

Kjo bëri që edhe politikanët të ushqejnë shpresa se nëse nuk ndihmon Palmeri, ka për të ndihmuar, kush tjetër, pos e shoqja e tij: ‘Nuk pres asgjë prej tij. Pres shumë nga gruaja e tij!’ – deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një takim joformal ndërkombëtar në Bled të Sllovenisë ku ishte i pranishëm edhe Matthew Palmer.

Disponimi dhe shpresat serbe mbase u zvetënuan pasi presidenti Donald Trump caktoi ambasadorin amerikan n; Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm për bisedimet paqesore Kosov-Serbi. Pas takimit me të në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiq la të kuptohet se bisedimet kishin qenë të rënda:‘Çfarë prisni tjetër, përveç se kërkojnë që të njohim Kosovën! Çka është ajo tjetra që prisni!?’- u tha gazetarëve presidenti serb. Në këtë vijë, një nga njerëzit e afërt të tij, Milovan Drecun, kryetar i Komisionit parlamentar serb për Kosovën, në një prononcim për televizionin shtetëror nuk e fshehu së fundmi zhgënjimin me rolin e ri të Richard Grenellit në përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë: ‘Më duket se sjellja e zotit Grenell është që nga kjo fazë disi e njëanshme: Duket se ai nuk është sa duhet i ashpër ndaj Prishtinës, kurse nga Beogradi pret që të heq dorë nga Kosova dhe Metohija, ndërsa si kompensim të marrim ndoshta njëfarë inxheksioni ekonomik, sepse nëse e keni vënë re, ai këmbëngul në rrëfimin se rajoni, po qe se arrihet zgjidhje për Kosmetin, ka për të përparuar ekonomikisht’.

Ajo që mbetet e panjohur është se deri tani nuk ka pasur as konfirmime e as përgënjeshtrime për spekulimet se caktimi i të dërguarit të posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi në fakt ka për qëllim çuarjen përpara të idesë sipas së cilës një marrëveshje e qëndrueshme, e sponsorizuar nga Shtëpia e Bardhë, do të nënkuptonte edhe korrigjim të kufirit. Një deputet i Bundestagut gjerman, Otmar fon Hol, i ka deklaruar Dojçe Weles, pas qëndrimit në Beograd dhe Prishtinë, pas bisedës me ambasadorin amerikan në Kosovë, nuk kishte fituar përshtypjen se kjo është zgjidhja e preferuar e amerikanëve.

Të fundit