E martë, 31 Janar, 2023

PUBLIKOHET AGJENDA E SAMITIT TË KËSHILLIT EVROPIAN: VENDIMI FINAL PËR SHKUPIN DHE TIRANËN DO TË DIHET TË PREMTEN

Krerët e Bashkimit Evropian (BE), të cilët përbëjnë Këshillin Evropian si institucion më i lartë dhe me fuqi më të madhe vendimmarrëse, pritet të fillojë Samitin e radhës në Bruksel ku, midis tjerash, do të pastrohet edhe dilema nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, njofton KDP.

Samiti do të fillojë të enjten (17 tetor) në orën 15.00 me një shkëmbim mendimesh me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Udhëheqësit do të takohen në formatin EU27 për të diskutuar Brexit-in. Kryenegociatori i BE-së Michel Barnier do t’i informojë ata për gjendjen pas negociatave intensive me Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj seance pune do të ketë një konferencë për shtyp nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

DATA PËR SHKUPIN DHE TIRANËN

Në mbrëmje, krerët e shteteve ose qeveritë do të diskutojnë hapjen e bisedimeve të pranimit me të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në qershor 2019, Këshilli Evropian, i përbërë nga udhëheqësit e shteteve anëtare, ra dakord t’i kthehej çështjes së hapjes së bisedimeve të pranimit me këta të dy vendet me synimin për të marrë një vendim të qartë dhe thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë sesa tetori 2019. Këto përfundime u miratuan nga Këshilli Evropian. Pas diskutimeve për këtë çështje në Këshillin e Gjeneral të Çështjeve të Përgjithshme (i përberë nga ministrat e vendeve anëtare) në fillim të kësaj jave, Presidenca finlandeze nxori konkluzione procedurale duke vënë në dukje se Këshilli do t’i rikthehet çështjes pas Këshilli Evropian.
Të premten (18 tetor), duke filluar në 9:30, udhëheqësit do të diskutojnë rreth ciklit të ardhshëm institucional dhe për vijimin e agjendës strategjike, e cila u miratua në qershor. Presidenti i zgjedhur i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë në takim dhe do të paraqesë prioritetet e përbërjes së re të KE-së.
Këshilli Evropian pritet të miratojë një vendim që të emërojë Christine Lagarde si Presidente të Bankës Qendrore Evropiane. Udhëheqësit do të trajtojnë gjithashtu buxhetin afatgjatë dhe çështjet e klimës.
Në fund të takimit do të ketë një konferencë për shtyp nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

MARRËDHËNIET ME TURQINË

Udhëheqësit do të shkëmbejnë gjithashtu mendime mbi marrëdhëniet me Turqinë në dritën e zhvillimeve të fundit, veçanërisht veprimit ushtarak të Turqisë në veri-lindje të Sirisë. Në fillim të kësaj jave, Këshilli i Çështjeve të Jashtme miratoi konkluzione që dënojnë veprimin e njëanshëm ushtarak të Turqisë dhe i kërkojnë asaj të tërhiqet me forcat e saj. Duke kujtuar vendimin e marrë nga disa shtete anëtare për të ndalur menjëherë eksportet e armëve për Turqinë, shtetet anëtare u angazhuan për pozicione të forta kombëtare në lidhje politikat e eksportit në Turqi në bazë të pozicionit të tyre të përbashkët në kontrollin e eksportit të armëve.
Krerët e shteteve ose të qeverive gjithashtu do t’i kthehen temës së shpimit të vazhdueshëm të Turqisë në kërkim të gazit në Mesdheun Lindor. Këtë javë Këshilli i Punëve të Jashtme miratoi konkluzione duke rënë dakord që të zbatohet një regjim kornizë i masave kufizuese që synojnë personat fizikë dhe juridikë përgjegjës ose të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shpimit të hidrokarbureve në Lindjen e Mesme. /KDP

Të fundit