E martë, 6 Dhjetor, 2022

MACRONI TAKON MERKELIN: A DO TË BINDET PËR MAQEDONINË E VERIUT DHE SHQIPËRINË?

Fati i procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut por edhe i Shqipërisë pritet të vendoset sonte në Paris, në takimin Merkel-Makron. Përveç për BREXIT si dhe koordinimit për Këshillin Evropian, në qendër të takimit pritet të jetë edhe data e negociatave. Parisi Zyrtar këmbëngul për hartimin e një strategjie të re të zgjerimit, ndërsa data e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën të shtyhet për vitin e ardhshëm. Një pjesë e analistëve megjithatë shprehen optimist se Franca prapëseprapë do të bindet dhe heq dorë nga bllokimi i datës. Por edhe nëse nuk marrim datë, analisti Xhelal Neziri thotë se vendi nuk ka alternativë tjetër dhe se duhet të mbetet e fokusuar në përmbushjen e reformave.

Miratimi i Bundestagut që të caktohet datë për dy vendet e Ballkanit për të filluar negociatat për anëtarësim has në kundërshtim me Francën, pikërisht nga shkaku i këtyre konflikteve të brendshme mes, Gjermanisë dhe Francës gjë e cila mund të sjellë edhe deri tek prolongimi i po kësaj date. 02-12 Alternativë tjetër përveç se integrimit në BE, Maqedonia e Veriut nuk ka. Ajo që ngelet është të vazhdohet procesi i reformave, të vazhdojë të implementojë të gjitha kriteret që janë të parapara për integrimin e vendit në BE – u shpreh Xhelal Neziri, analist.

Pavarësisht sinjaleve të Parisit, kryeministri Zaev mbetet optimist. Një ditë më parë ai tha se ndryshimi i metodologjisë nuk guxon të jetë pengesë dhe se BE-ja duhet të mbajë premtimin për datën e negociatave. Nga ana tjetër VMRO-ja opozitare me mjaft skepticizëm po e pret vendimin e Këshillit Evropian. Sipas Hristijan Mickoskit data do të jetë e kushtëzuar ose fare s’do të ketë.

Takimi i ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së do të mbahet më 15 tetor ku do të thuhet edhe fjala e fundit për datën e negociatave. Në rast të një vendimi pozitiv, data për hapjen e negociatave do të vuloset më 17 dhe 18 tetor në samitin e Këshillit në Bruksel. /ALSATM

Të fundit