E premte, 19 Gusht, 2022

PA LUFTË, SHEMBEN KUFIJTË NË BALLKAN: VETËVENDOSJA E KURTIT KUNDËR

Udhëheqësit e tre vendeve ballkanike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ranë dakort sot, gjatë një takimi në Novi Sad, që brenda vitit 2021 “të eliminojmë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit”, njofton Zëri i Amerikës.

 

Sipas deklaratës së përbashkët “njerëzit do të jenë në gjendje që të udhëtojnë në rajon me një kartë identiteti të vlefshme. Do të jenë në gjendje që të punojnë kudo në rajon, sapo të kualifikohen për një vend pune. Diplomat do të njihet në gjithë rajonin. Ne do të shtojmë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe zotohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin duke iu përgjigjur urgjencave të tilla si katastrofat natyrore”.

Kryeministrit Edi Rama shpjegoi se “në thelb qëllimi që na ka bashkuar në këtë format është të shtyjmë përpara me më shumë energji e kordinim, procese që në letër janë shkruar e miratuar më shumë se një herë e të mos presim që këtë ta bëjnë të tjerët për ne”.

Të tre udhëheqësit ballkanik i mëshuan përfitimeve që ekonomitë e vendeve të rajonit pritet të kenë nga një nismë e tillë. “Ideja është që duhet të përshpejtojmë dhe nxisim përppjekjet për ekonominë për ta bërë rajonin një destinacion më tërheqës, si për njerëzit tanë që të punojnë dhe jetojnë këtu, ashtu dhe për invetimet e huaja direkte”, theksoi kryeministri maqedonas Zoran Zaev, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Deklarata bën një ftesë të hapur që nismës t’i bashkohen dhe vendet e tjera të rajonit. “Presim me padruim që të gjithë vendet e BP të mblidhen e të bashkëpunojmë pavarësisht dallimeve që kemi”, deklaroi presidenti serb, duke ju referuar qartazi marrëdhënieve të vendit të tij me Kosovën. “Kjo nismë – shtoi ai – është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Nëse duam vërtetë ta krijojmë një gjë të tillë deri në 2021, njerëzit duhet të përpiqen të lënë mënjanë dallimet”.

Një takim i dytë, është parashikuar të zhvillohet më 10 nëntor në Ohër, të Maqedonisë së Veriut.

VV E ALBIN KURTIT KUNDËRSHTON IDENË

Ndërsa Kryeministri Rama nuk heq dorë nga ideja e zonës Schengen në Ballkan, Lëvizja Vetëvendosje nuk e shikon me optimizëm këtë lëvizje, të paktën ashtu siç është parashtruar deri më sot nga kreu i qeverisë shqiptare. Arbër Zaimi, Koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, u shpreh në “Real Story” se në Kosovë, kjo nismë shikohet me skepticizëm dhe nuk ka mbështetje. “Është si një Jugosllavi minus 2, plus Shqipërinë. Kjo nuk shihet me shumë kënaqësi në Kosovë”, tha Zaimi.

Kryeministri Rama deklaroi se vijon t’i qëndrojë idesë për heqjen e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe nëse mund të ketë kosto për tregjet vendase. “Unë do t’i heq kufijtë e këtij Rajoni. Ne paralelisht me ecurinë e procesit te integrimit, duhet të nxisim integrimin rajonal”, tha kryeministri. Gazetari Balla këmbënguli nëse kjo mund të dëmtojë tregun shqiptar dhe atë kosovar, duke përmendur edhe shembullin e taksës së vendosur nga qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj për produktet serbe, konkretisht ilaçet që vinin nga Serbia, të cilat hynin në Kosovë me çmim më të lirë dhe me cilësi më të lartë. Por, Rama deklaroi se kjo nuk dëmton qytetarët.

Arbër Zaimi vuri në dukje se e ka ndjekur ligjërimin e Ramës, por ky është një mini-Schengen, i cili nuk i bën mirë as qeverisë shqiptare. “Sot në këtë rajon, Serbia ka forcë më të madhe ekonomike dhe ushtarake dhe një bashkim i tillë, do ta forconte dhe më shumë këtë shtet. Ne nuk jemi kundër një mini-schengen, por mes Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, pa Serbinë, e cila jo vetëm do të forconte shqiptarët, por edhe qeverinë e Shqipërisë”, tha Zaimi duke shtuar se “projekti i schengen ballkanik mund të bëhet vetëm me një kusht, që në këtë zonë të jenë të përfshira edhe Zagrebi e Budapesti”.

Megjithatë, Vetëvendosja ka konfirmuar atë që tha Rama për shkëmbim territoresh, që SHBA nuk ka kërkuar një gjë të tillë. “Faktikisht ne nuk na është kërkuar asnjëherë nga diplomatët e SHBA shkëmbimi i kufijve. Ata kërkojnë zgjidhje që të gjendet mes Kosovës dhe Serbisë, por jo sesi të jetë zgjidhja. Shqipëria dhe Kosova këtu duhet të jenë në të njëjtën linjë”, përfundoi Zaimi.

SEKTORI I BIZNESIT NË MAQEDONINË E VERIUT E PËRSHËNDET “SHENGENIN BALLKANIK”

Përveç qeverisë, në Maqoninë e Veriut edhe sektori i biznesit ka mbështetur idenë e Vuçiq, për heqjen e barrierave tregtare mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton REL.

Por, njohësit e çështjeve politike druajnë se pas kësaj ideje, mund të fshihen ide, të cilat nuk janë në frymën e integrimeve evropiane përkatësisht kjo ide në asnjë mënyrë nuk duhet të paraqesë zëvendësim për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vizitës në Nju Jork, ka folur rreth nismës për “mini-schengenin” e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes mënjanimit të barrierave fiskale, fizike dhe teknike.

Vuçiq ka theksuar se nuk do të jetë lehtë realizmi i zonës “mini-schengen”, porse ka thënë se inkurajues për të është fakti se ekziston marrëveshje mes tij dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në realizmin e iniciativave rajonale që kanë të bëjeni me rrjetëzimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e që kanë për qëllim zhvillimin e rajonit.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut janë të mendimit se në këtë mënyrë do të përshpejtohet dhe procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

“Iniciativa në fjalë do të ndikojë në lëvizjen e pandërprerë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, zvogëlimin e shpenzimeve për kompanitë dhe qyqarët, rritje e eksportit, si dhe zhvillimin e turizmit”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azevski, ka vlerësuar se iniciativa për krijimin e një zone ekonomike “mini schengen”, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e biznesit.

Por, për drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, Dilon Iseni, kjo ide është e mirë vetëm nëse në të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Kosova dhe Mali i Zi.

“Gjithsesi duhet të përfshihen të gjitha shtetet, edhe Kosova, edhe Mali i Zi dhe jo për arsye politike disa shtete të lihen anash. Ideja e bashkëpunimit rajonal është ajo që i ka paraprirë dhe Bashkimit Evropian dhe gjithsesi ne, si sektor i biznesit e përshëndesim këtë ide mbase kjo duhet të jetë dhe fillim i një menatlitei të ri për të frymuar këto vende në mënyrë evroiane me atë që do të shihen mundësitë se si të tejkalohen problemet që janë evidentuar me CEFTA-n”, thotë Iseni.

Ndërkaq, Petar Goshev, njohës i rrethanave politike dhe atyre ekonomike ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo relativizëm i kufijve, kontribuon në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.

Goshev shton se “mini-schengen” zona mund të ndihmojë në realizimin e më shumë projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve që kërkohen nga Brukseli për anëtarësimin e vendeve të rajonit në familjen evropiane, megjithëse thekson se çdo shtet do të notohet ndaras për arritjet e saj.

“Kjo ide nuk duhet të paraqesë iluzionin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në bllok do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, shton Goshev.

Të fundit