E premte, 19 Gusht, 2022

Hahn beson në një kompromis për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Hahn ka edhe njê mesazh edhe  për Kosovën:”Dialogu midis Serbisë dhe Beogradit nuk mund tê zhvillohet pa ne, pasi ka një impakt mbi të gjithê perspektivën europiane. Me fillimin e mandatiti të ekipit tê ri të Komisionit Europian, Josep Borrel deklaroi se këdj çështje do t’i kushtohet një rêndësi e veçantê. Ne duhet tê presim tani formimin e qeverisë së Kosovês”.

 

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel

 

Në njê tryezë të përbashkët me mediat nê Bruksel, komisioneri europian për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn nuk është pesimist për hapjen e neogciatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn beson ende në arritjen e një kompromisi të shteteve anëtare për dy vendet. I pyetur nga ABCnews lidhur me qëndrimin e Francës për shtyren e negociatave të anëtarêsimit në 2020 me Shqipërinê dhe Maqedoninë e Veriut, komisioneri Hahn ështê shprehur:

“Ajo që po më thoni për mua do të thotê që është një progres në vetvete. Eshtë ende e enjte dhe ne gjendemi në fazën e fillimit të negociatave midis shteteve për këtë çështje. Kjo êshtê shenjë e mirë sepse tregon që po kuptohet rêndësia e vendimit. Vendimet e shteteve anëtare janë shpesh të influencuara dhe frymëzuara nga çështjet e brendshme të këtyre vendeve. Kjo vlen edhe për vlerësimin lidhur me Shqipërinë, ndaj ne duhet tê shpjegojmë, të bindim, ta shohim nga një prizëm më të gjerë. Nëse  jepet drita jeshile vetëm për një nga dy vendet , kjo do tê jetë një bela, sepse do ketë  pasoja negative për stabilittin në rajon lidhur me interesat e ndryshme etnike apo tensioneve midis tyre”, thotë Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin.

Për Hahn, ndarja e vendimarrjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të ishte njê gabim shumë i madh  politik

“Ndarja e dy vendeve ështê diskutuar këto javë jo shumë në publik, por si një mundësi për t’u konsideruar. Për mua do të ishte njê gabim shumë i madh politik”, shton ai.

Hahn ka edhe njê mesazh edhe  për Kosovën:”Dialogu midis Serbisë dhe Beogradit nuk mund tê zhvillohet pa ne, pasi ka një impakt mbi të gjithê perspektivën europiane. Me fillimin e mandatiti të ekipit tê ri të Komisionit Europian, Josep Borrel deklaroi se këdj çështje do t’i kushtohet një rêndësi e veçantê. Ne duhet tê presim tani formimin e qeverisë së Kosovês”.

Komisioneri Hahn do të jetë prezent gjatê takimit të ministrave të jashtëm tê Bashkimit Europian në 15 tetor në Luksemburg, ku pritet të merret vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

*Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedonia nga Kosova

Të fundit