E martë, 29 Nëntor, 2022

SHËNDETI SEKSUAL- PSE ENDE ËSHTË TABU TË KËRKOHET NDIHMË MJEKËSORE?

Shëndeti seksual është një temë për të cilën nuk flitet mjaft, e aq më pak në publik. Vështirësitë seksuale nuk janë të rralla për shkak të mënyrës së jetesës moderne. Dëshira e zvogëluar seksuale është çrregullimi në rritje më të shpejtë në botë, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, njofton HRT, përcjell KDP.

Vështirësitë seksuale në shoqëri janë tabu, por ato ekzistojnë dhe mund të trajtohen.

Varësia nga filmat pornografik mund të jetë një problem serioz, thotë ekspertët. Një burrë që ka zhvilluar kështu këtë varësi nga dopamina kur shikon këto përmbajtje në internet ose në ndonjë mënyrë tjetër, mund të ketë pengesa në marrëdhëniet seksuale me një partner. Pra, është e mundur që ai të mos jetë në gjendje të eksitohet, pra të mos mund të arrijnë një gjendje që të ketë marrëdhënie seksuale normale.

Nuk është e re që përvoja e kulmit seksual ndryshon midis grave dhe burrave, as nuk është fakti që 10-20 përqind e grave kurrë nuk kanë pasur orgazëm. Për më tepër, një e treta e grave nuk do të përjetojnë marrëdhënie seksuale gjatë jetës së tyre.

Hulumtimi dhe përvoja kanë treguar që është e rëndësishme që vetë personi ose çifti të kërkojnë ndihmë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse atëherë sa më e shkurtër të jetë terapia, aq më e shpejtë është zgjidhja. Terapia përbëhet nga bisedime dhe ushtrime.

Çregullimet seksuale nuk janë diçka për të cilën njerëzit flasin hapur, por turpi nuk duhet të jetë, të paktën kur flasim me mjekët.

Për shumë probleme, mjekët mund të ndërhyjnë me ilaçe, por shpesh me këshilla shumë më të nevojshme.

Të fundit