E martë, 29 Nëntor, 2022

SHPALOSET QËNDRIMI I HOLANDËS: MAQEDONIA E V. FILLON NEGOCIATAT, SHQIPËRIA NUK ËSHTË E GATSHME SHKAKU I KORRUPSIONIT

Autor: Erisa Zykaj*

Ministri i jashtêm hollandez, Stef Blok e thotë shkoqur: “Shqipëria nuk është gati pêr hapjen e negociatave të anëtarêsimit në Bashkimin Europian”.

Këtë deklaratë ministri Blok e ka bërë për mediat hollandeze pas mbledhjes së Kêshillit të ministrave.

“Shqipëria ende duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit“, ështê shprehur Blok.

Ndêrkohë, për Maqedoninë e Veriut, rruga duket e qartë për të filluar negociatat e anëtarêsimit në Bashkimin Europian.

“Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të mëdha përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë, kështu që ne shohim hapësirë atje“, ështê shprehur ministri Blok.

Ministri mbështet mocionin e Parlamentit të Hollandës, të aprovuar në qershor të 2019 kundër hapjes së negociatave të anëtarêsimit me Shqipërinë  nga një shumicë prej 105 deputetësh në favor dhe 45 kundër.

Deklarata e ministrit Blok vjen pas letrës së përbashkët tê 3 tetorit 2019 të presidentit të këshillit Europian, Donald Tusk, të Parlamentit Evropian, Davide Sassoli dhe të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker,  ku kërkohet hapja  negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërin¨.Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian priten të marrin një vendim në 15 tetor lidhur me këtë.

Nëse ata nuk gjejnë konsensus, çështja  kalon te kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian në samitin e 18 tetorit në Bruksel.

 

*Autorja është korrespondent i Tv Klan Maqedonia nga Brukseli 

 

Të fundit