E martë, 6 Dhjetor, 2022

FTESË JOKONVENCIONALE PËR FESTËN TEATRORE NË TETOVË

Festivali Ndërkombetar i Teatrit në Tetovë, për pesë netë ka sjellë një shumëllojshmëri shfaqjes, të formësuara nëpërmjet qasjeve të ndryshme regjisoriale. Shaqjet kanë vendsour një komunikim kreativ me publikun. “Grishja” për pjesëmarrje të publikut ka qenë jokonvenciaonale në përputhje me peshën e artit skenik dhe në kundërvënie me dukurinë e serialeve të pafundme që nuk ofrojnë asgjë artistike. Kjo në fakt mbetet vetë esenca e teatrit, të hapë dimensione të reja të shpirtit njerëzor jashtë banaliteteve të përditshme.

Autore: Xhumadije Ibrahimi

Arti i mrëfilltë gjithnjë është në betejë me format kulturës masive që shpeshherë degjenerojnë në banalitet. Teatri mbetet shprehje më sublime e kreativitet shumëdimensional dhe e lirisë në kuptimin e ekzistenës së qenies njerëzore në kohë dhe hapësirë.
“Të shkoj në festivalin e teatrit apo të shoh seriale televizive, kjo është çështja tani”, me këtë afishim, me këtë dilemë hamletiane të stampuar si ftesë jokonvencialonale Festivali Ndërkombetar i Teatrit në Tetovë, sivjet në edicionin e 7-të, ka sensibilizuar publikun për të qenë pjesë e shfaqjeve të vëna në skenë nga trupat tetarore nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe jo vetëm.
Pikërisht, kjo grishje jokonvenciaonale, por edhe reflektimi i një recpetimi tashmë të konsoliduar të publikut tetovar dhe më gjerë kanë krijuar komunikimin e nevojshëm me shfaqjet e prezantuara në këtë festival, të cilat kanë ardhur me shumë kreativitet regjisorial, me lojë aktoriale nivelesh të larta dhe me përmbajtje dramaturgjike të shumëllojshme.
Nëpërmjet një informimi të gjithanshëm, shpjegimesh dhe reflektimesh shkrimore, ky festival i teatrit ka arritur të marrë vëmendjen e publikut. Secila shfaqje me origjinalitetin e vetë, me prurjet teatrore dhe me energjinë e asamblit ka arritur të zgjojë një intersim te publiku që ka mirëpritur për pesë net radhazi përmasat e një bote dhe ekzistence tjetër të thellësieve njerëzore që mund ta ofrojë vetëm teatri si medium arti.
Kohët mund të ndryshojnë, por jo edhe esencat njerëzore, gjithë ato shfytyrime që përsëriten pandërperë në forma të ndryshme. Drama “Sfinga e gjallë”, e Rexhep Qosjes e ridimensionuar konceptualisht e ka hapur edicionin e festivalit, duke sjellë para publikut, zhbirimin e një teme te tabuizuar të vrasjeve “misterioze” të pasluftës në Kosovë. Teatri Kombëtar i Kosovës ka sjellë para publikut pikërisht këtë problematik, e cila vjen e alternuar si përmbajtje e re skenike e bazuar në “sfingën” e viteve 70-ta në Kosovë.

Para ardashësve u shfqen gjashtë trupa teatrore nga trevat shqiptare dhe jo vetëm. Këtë vit pjesëmarës në festival ishin edhe trupa e teatrit “Atakent” nga Stambolli. Besojmë se këtë radhë kemi zgjedhur shfaqe që i kanë pëqyer publikut të Tetovës, janë përfshirë Teatri i Kosovës, Teatri i Dramës Shkup, Teatri i Tetovës, Teatri Atakent Stamboll dhe teatri Migjeni Shkodër. Hyrja për të gjithë studentet ka qenë falas. Shprehet Blerim Ismaili Drejtor i Festivalit.
“Është diçka e jashtëzakonshme që e mbërthen publikun. Tematika e kësaj shfaqje ka të bëj me vrasjet që kanë ndodhur pas luftës”, ka theksuar aktorja, Edona Reshitaj.
Blerta Rustemi, regjisore e shfaqes “Sfinga e gjallë” është ndarë e kënaqur nga publiku tetovar. “Nuk është komplet ‘Sfinga e Gjallë’, ashtu siç është drama.Këtu janë mbledhur disa pjesë dhe besoj edhe publiku është ndarë i kënaqur”.
Nga “Sfinga e gjallë”, festivali ka vazhduar me shfaqje tjera, të cilat në konceptin regjisorial kanë sjellë ndjeshmëri dhe britma nga realiteti i kohës sonë. Nga shfaqja “Të huajt” e Teatrit të Dramës-Shkup, amplituda teatrore është ngjitur në shfaqjen “ Një letër e humbur” e shfaqur nga Teatri i Tetovës, e cila ka sjellë përapara gjithë intigrat dhe marrifetllëqet e politikaneve për ngjitje drejt pushtetit dhe pretendimin për qëndrim të përjetshëm aty. Regjisori i kësaj shfaqje, Kushtrim Bekteshi ka arritur të sjellë gjithë pamjet e mundshme të kësaj katrahureje, të kësaj bote të pamëshirshme të luftës për pushtet.
Regjisori Gjergj Prevazi me Albanian Dance Theater Company-Tiranë ka sjellë “shaminë” e valleve shqiptare si një simbol tradite, dashurie, pastërtie, por edhe si një parabolë e marrëdhënieve të një brezi të ri me kujtimet e tyre. “ Unë kam një shami gjithnjë në xhepin tim”, gjithashtu ka sjellë edhe shumë pyetje përpara publikut që ndërlidhen me kërkimin e identitetit nga brezi i ri.
“Gjikandi me sy blu”, i Trupës së Teatrit “Atakent” të Stambollit ka sjellë frymën e pozisë të poetit të madh turk Nazim Hikmet. Dramatizimi i poezisë së tij në asnjë rast nuk e ka humbur lirikën e brendshme, e cila është ndjerë gjatë tërë kohës së shfaqjes. Festivali është përmbyllur me shfaqjen “ Zona e pritjes” të Teatrit “Migjeni” të Shkodrës.
Pesë netët e festivalit kanë shënuar një festë të vërtet në Tetovë. Përmbajtjet e shumëllojta, qasjet e ndryshme regjisoriale dhe loja aktoriale kanë krijuar një simfoni teatrore që ka reflektuar te publiku tetovar. Festivali është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut. “Kultivimi i këtij festivali dhe investimi në zhvillimin e tij janë një mundësi për ta ndjekur aktivitetin dhe veprimtarinë krijuese të shumë grupeve teatrore. Ministria e Kulturës, duke e njohur rëndësinë e festivalit i cili paraqet një impuls krijues në fushën e krijimtarisë teatrore në Tetovë, e jep mbështetjen e vet për realizimin e tij”, ka theksuar ministri i kulturës, Hysni Ismaili.
“Besojmë se këtë radhë kemi zgjedhur shfaje që i kanë pëlqyer publikut”, është shprehur shkurtë, drejtori i festivalit, Blerim Ismaili. Duket se mebetet e qartë, pa shumë fjalë, thjesht, festivali ka sjellë shfaqje që kanë qenë në pritshmëritë e publikut. Një mision i përmbushur për një festë teatrore në Tetovë.

Të fundit