E premte, 19 Gusht, 2022

Imazhi i tyre dhe e ardhmja jonë

Takime, mbledhje, biseda ballë për ballë. Kryeministri Zaev së bashku me një delegacion qeveritar, po përdorin pjesëmarrjen e Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të KB-së në New York për të shpejtuar raundin e fundit përpara vendimit të Bashkimit Evropian. Rruga për në BE për vendin gjithmonë ka qenë e gjatë. Ajo shihet edhe tani, treni ynë për në Bruksel, udhëton nëpër Nju Jork.

Autore: Katerina Topalova

Më 15 tetor, do të vendoset nëse Unioni do të na japë një datë për fillimin e negociatave.

Nga këtu në Shtetet e Bashkuara, Zaevi dhe ministrat shprehin optimizëm, por e dinë që ata po vrapojnë me këmbë të zhveshur. Duke iu përgjigjur asaj që do të ndodhte nëse edhe këtë herë do të mbetemi pa një datë bisedimesh, ata shpjegojnë se sa një vendim i tillë do të ishte i keq për imazhin e Bashkimit Evropian. Por imazhi i tyre është në të vërtetë e ardhmja jonë.

Që nga viti 2005, me statusin e vendit kandidat, ne jemi duke pritur për datën e famshme.

Në çdo program parazgjedhor, procesi i integrimit evropian është prioritet, megjithëse pas ardhjes në pushtet askush nuk e ka pasur idenë si ta bëjë atë.

Pas aferave dhe skandaleve të shumta që na kanë zgjatur gjatë gjithë këtyre viteve, ne e kërkojmë shpresën në BE nga e cila presim të sjellë rend në shtëpi. Vendimi i tetorit mund të ndikojë në imazhin e tyre, por edhe neve të na regulloj të ardhmen tonë.

Politikanët tanë tani kërkojnë logjikë – nëse Unioni nuk cakton një datë, atëherë ai do të dërgojë një mesazh të keq për të gjitha vendet, dhe veçanërisht për rajonin, që nuk i plotëson premtimet e tij.

Mendime si këto gjithmonë më bëjnë të pyes veten – pse politikanët tanë nuk e shohin të njëjtën logjikë kur nuk arrijnë të kryejnë premtimet e tyre, veçanërisht në drejtim të elektoratit që ua kanë dhënë besimin? Pse atëherë ata nuk kujdesen për imazhin e tyre dhe të ardhmen tonë?

Që të ndërtohej një imazh i bazuar në vlera të vërteta, do të kishim një sistem gjyqësor të reformuar, media objektive që funksionojn pa presion, ekonomi të mirë dhe ajër të pastër. Sigurisht, ne që nga më herët do të ishim pjesë e Bashkimit Evropian që e dëshirojmë shumë

Por në këto kushte, na mbetet të shpresojmë dhe të kërkojmë logjikë në vendimet e unionit që do të ndikojnë në imazhin e saj dhe të ardhmen tonë./KDP

Të fundit