E martë, 6 Dhjetor, 2022

Kur Micotakis takon Edi Ramën

Nga Aleksandros Mallias

Tërmeti i fuqishëm në Tiranë nuk ishte i mjaftueshëm të anulojë udhëtimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Nju Jork. Në këto kushte, parashikoj se në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të zhvillohet normalisht dhe takimi i dy homologëve, siç ishte bërë e ditur. Pas mesazhit të urimit për zgjedhjen e Kyriakos Micotakis, përmes kanaleve të ndryshme komunikuese, kryeministri shqiptar Edi Rama dërgon herë pas here mesazhe “vullneti pozitiv” si drejt qeverisë së re greke, edhe për vetë homologun e tij. E megjithëse gjakftohtësia dhe temperamenti i butë nuk janë ndër atributet e tij, duket se aktualisht është duke peshuar situatën.

Udhëheqja politike fqinje shqiptare duhet të ketë të qartë se epoka e lëshimeve të njënashme i përket të kaluarës. Greqia aktuale bashkëbisedon nga një pozicion superior, por pa mbartur aspak arrogancë apo pompozitet. Nuk ka asnjë dyshim se dëshiron marrëdhëniet ideale me Shqipërinë dhe më gjerë, faktorin shqiptar në Ballkan. Por është dhe në varësi të Tiranës zyrtare të reagojë. Udhëheqja politike shqiptare, në hapat e Nikola Gruevski, ka zgjedhur një recetë politike nacionaliste përkundrejt Greqisë dhe pakicës kombëtare greke të Himarës..

Unë parashikoj se në takimin e tij të parë zyrtar me Kyriakos Micotakis, Edi Rama do të përpiqet të argëtohet me imazhin që me të drejtë kanë krijuar për atë shumica dërrmuese e skenës politike greke. Konkretisht:
– Do të konsumohet në shprehjen e mirënjohjes së thellë dhe falënderimeve për kontributin e përhershëm e të shumëanshëm, pa shpërblim, të Greqisë ndaj Shqipërisë. Natyrisht, do të shprehë falënderimet për mbështetjen në anëtarësimin e vendit në NATO.
-Do të falenderojë paraprakisht për mbështetjen e deritanishme të Greqisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Duke shprehur, njëkohësisht, shpresën dhe bindjen se qeveria e Kyriakos Micotakis do të fuqizojë, në interes sa të Greqisë aq dhe të stabilitetit, çeljen e menjëherëshme të negociatave për integrim.

– Ashtu siç veprojnë historikisht bashkëbiseduesit tan shqiptarë, do të konsumojë lëvdime për pakicën kombëtare greke. Mundësisht, do të referohet në “postet e rëndësishme” që mbajnë në partinë socialiste dhe qeverinë shqiptare, duke përmendur dhe emrat përkatës.

-Në vijim, do të vërejë se është i gatshëm të angazhohet personalisht për çështjet e mbetura mes dy vendeve si dhe mbylljen e marrëveshjeve në pritje.

-Megjithëse të dhënat nga Tirana zyrtare nuk tregojnë për vendime përfundimtare, nuk përjashtoj që kryeministri Rama të informojë Micotakis se “po kujdeset për zgjidhjen e menjëherëshme të çështjes së pasurive të palëvizshme në Himarë… ”.

Por eksperienca e hidhur e anulimit të Marrëveshjes Detare të vitit 2009, konfirmon se garancitë me fjalë dhe nënshkrimet e qeveritarëve shqiptarë pak rëndësi kanë nëse:
-Nuk kanë status juridik përfundimtar, të plotë e të legalizuar
-Nuk konvertohet pa të drejtë anulimi në BE, para datës së çeljes së negociatave për anëtarësim, bashkë me çështjet e mbetura në paketën për pakicën kombëtare greke (pezullimi i zonave të pakicës, regjistrimi i popullsisë 2020 etj.). të mos njoftohet në Bashkimin Evropian përpara datës së fillimit të negociatave të pranimit me pjesën tjetër të paketës në lidhje me pozicionin e Pakicës Kombëtare Greke (abolimi i zonave minoritare, regjistrimi i vitit 2020, etj.).
Në rrethin e tij, kryeministri shqiptar paraqitet i shqetësuar dhe plot pikëpyetje për politikën e palës greke. Tashmë, do të befasohet nga njohuritë e thella në lidhje me çështjet bilaterale dhe pozicionimet e qarta të kryeministrit grek. Referimet e herëpasherëshme të Kyriakos Micotakis në pakicën kombëtare greke përbëjnë një qëndrim esencial dhe konstant politik ndaj çështjes. Në asnjë mënyrë, nuk bëhet fjalë për taktikë të përkohshme impresionuese.
*
*Aleksandër Mallias është ish-Ambasador i Greqisë në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Uashington, SHBA si dhe ideatori e redaktori i librit “Greqia dhe Shqipëria”, me një sërë artikujsh nga diplomatë e personalitete të skenës politike greke.

Perktheu: Ira Londo/javanews

Të fundit