E enjte, 8 Dhjetor, 2022

ZAIMI: QEVERIA NUK MUND TË LUFTOJË LAJMET E RREJSHME PA PËRFSHIRJEN E ORGANIZATAVE MEDIATIKE DHE EKSPERTËVE TË PAVARUR

Dezinformatat dhe lajmet e rrejeshme kanë qenë në fokusin e mbledhjes së parë konstituive të Grupit aksional për koordinim të institucionave të formuar pikërisht për luftimin e tyre. Kohë më parë qeveria kishte prezantuar një plan aksional, ndërkohë që bën të ditur se dëshiron të krijojë një front të gjerë për të luftuar këtë fenomen që siç thuhet kërcënon demokracinë. Në një paraqitje për TV KLAN-MAQEDONI, kryeredaktori i KDP-së, Bardhyl Zaimi, ka theksuar se nismën e kupton vetëm si një suazë institucionale për luftën kundër lajmeve të rrejshme, ndërkohë që ka kërkuar përfshirje sa më të gjerë të gjithë aktorëve të sferës mediale dhe të shoqërisë civile. Ai ka theksuar se nëse lufta kundër lajmeve të rrejshme mbetet vetëm në duart e qeverisë ekziston rreziku për shfaqjen e censurës, gjegjësisht që qeveria të përcaktojë se cili lajm është i rrejshëm e cili jo. Ai gjithashtu ka theksuar edhe nismën e SHGM-së për krijimin e një regjistri për mediat online që mund të ndihmojë në identifikimin e mediave transparene dhe atyre që iu mungon tërësisht kjo transparencë. Zaimi ka shtruar edhe nevojën e edukimit mediatik në mënyrë që njerëzit më lehtë ta dallojnë një lajm të rrejshëm në botën kaotike të mediave online.

https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/828046827597790/

Të fundit