E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

NË NDESHJEN ME SHQIPËRINË FRANCEZËT GABIMISHT LËSHOJNË HIMNIN E ANDORËS, PASTAJ GABIMISHT I KËRKOJNË FALJE ARMENISË

Një skuadër e dobësuar franceze shënoi katër gola për herë të katërt në pesë kualifikueset e Euro 2020 ndërsa drejtuesit e Grupit H zbritën mënjanë Shqipërinë 4-1 – por vetëm pas një vonese të sikletshme në lojë.

Fillimi i ndeshjes u vonua me shtatë minuta pasi sistemi i Stade de France gabimisht luajti himnin kombëtar të Andorës, me çrast Shqipëria refuzoi të fillojë lojën derisa gabimi të korrigjohet.

Për t’i bërë gjërat më keq, falja iu drejtua Armenisë.

Kjo si duket nuk i zemëroi mjaftueshëm mysafirët shqiptarë,  pasi në fushë pranuan 4 gola dhe dhanë vetëm një.

Brenda tetë minutash Raphael Varane rrëshqiti një pasim në kanalin midis qendërmbrojtësve Mergim Mavraj dhe Berat Djimsiti dhe Coman të prerë nga e djathta shënoi golin e parë.  Diferenca e tyre më e mirë e golit – katër më mirë se Turqia dhe nëntë më mirë se ajo e Islandës – është ajo që po mban kampionët e botës në vendin e parë pasi të tre skuadrat kanë nga 12 pikë.

Edhe pa Paul Pogban e dëmtuar, dhe me Kylian Mbappe duke parë nga stendat, nuk kishte shqetësim për nikoqirët pasi Kingsley Coman shënoi dy herë, kurse nga një gol realizoi  Olivier Giroud i Chelsea dhe debutuesi Jonathan Ikone.

Një penallti e minutës së 90-të nga e cila shënoi Sokol Cikalleshi, ishte goli i vetëm i Shqipërisë. /KDP

 

Të fundit