E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Tokio shpallet qyteti më i sigurtë në botë për herën e tretë radhazi

Tokio shpallet për herë të tretë radhazi si qyteti më i sigurtë në botë sipas klasifikimit të përvitshëm të së përjavshmes britanike Ekonomist. Në vend të dytë renditen Singapori dhe Osaka, një tjetër qytet japonez.

Për herë të tretë radhazi Tokio është në vendin e parë të klasifikimit për qytetet më të sigurta në botë. Sipas hetimeve të përvitshme të së përjavshmes britanike “Economist”, kryeqyteti japonez është në krye të qyteteve për sa i përket parandalimit të tragjedive natyrore, në nivelin më  të ulët për sulmet informatike, dhe ka një nivel kriminaliteti shumë të ulët. Në vend të tretë renditet Singapori dhe në të tretin një tjetër qytet japonez Osaka.

Qyteti i parë në Europë është Amsterdami, i cili renditet në vendin e katërt, ndërsa Milano dhe Roma renditen në vendin e 29 dhe të 30. Në fund të klasifikimit janë qytete si Karakas, në vend të 59, dhe kryeqyteti i Nigerisë Lagos në vend të 60.

Klasifikimi i “Economist” i cili për herë të parë u publikua në vitin 2015, këtë vit ka monitoruar 60 qytete duke përdorur disa parametra në fushat si ajo dxhitale, e shëndetit, niveli i infrastrukturës dhe siguria personale. /ABC News Albania 24/7

Të fundit