E mërkurë, 28 Shtator, 2022

ZIGZAG: VJESHT’E PARË 2019

Evropa e ndarë dhe e përçarë, majtas e djathtas, duket se, me o pa vetëdije, po e pranon paaftësinë e saj për t’u dhënë udhë problemeve të grumbulluara, ndaj i thotë – bujrum Amerikës! I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Matthew Palmer ndodhet para një sfide: Do të praktikojë kursin e ‘buldozerit’ Richard Holbrooke, arkitetktit të Marrëveshjes së Daytonit apo do të kënaqet vetëm me epitetin e të qenurit ‘dhëndër serb’…

Autor: Seladin Xhezairi

1.Dita e mirë shihet që në mëngjes pa çka se të gjithë e thonë se kjo vjeshtë ka për të qenë e nxehtë, njësoj si dhe dimri – i ftohtë! I dërguari i posaçëm, i sapo emëruar i Departamanetit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, tha të hënën në Bled të Sllovenisë se është optimist për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi: ‘Kosova më gjashtë tetor ka zgjehdje. Shpresoj se qeveria e re e Kosovës do të suspendojë tarifat. Shpresoj se Serbia do të pakësojë përpjekjet për deleligjitmin ndërkombëtar të Kosovës,’- tha Palmer duke nënvizuar se ‘ideale do të ishte njohja e ndërsjellë’.

Më herët, para nëntë vjetësh, me rastin e 10-vjetorit të Marrëveshjes së Daytonit, arkitekti i saj Richard Holbrooke, duke folur për Zërin e Amerikës, me njohuri të hollësishme të Bosnjës e Kosovës, pati pranuar: ‘Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta administrojë Kosovën për një kohë të pacaktuar. Nuk dua të përsëris qëndrimin tim lidhur me çështjen e Kosovës, por dua të them se është një problem më i vështirë se sa Bosnja. Rezultati i bisedimeve duhet të jetë i pranueshëm, si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina,’- pati vlerësuar Holbrooke.

Sot, diplomati amerikan Matthew Palmer, edhe ky një njohës i mirë i mentalitetit ballkanik, ka dy motive shtesë për të konfimuar interesimin e administratës së tij për qëndrueshmërinë e rajonit: I pari është  pikërisht ‘buldozeri’ Richard Holbrooke, për rolin e tij në arritjen e Marrëveshjes së Daytonit dhe përshpejtimin e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, më 1999. Motivi tjetër është gjithçka që lidhet me epitetin e të qenurit ‘dhëndër’, në rastin e tij – serb! Me fjalë të tjera, Palmer do të na dëshmojë se do hyjë apo jo me këtë ngarkesë për të cytur palët që të lëshojnë pe në përpjekjet që të arrihet ajo marrëveshja e shumëpritur e kompromisit.

2. Një ndër problemet më të mprehta të Ballkanit Perendimor është ai i mungesës së shtetit të së drejtës dhe për pasojë edhe i keqmenaxhimit të parasë publike. Bashkimi Evropian, në mënyrë që të bëj zap politikëbërësit dhe të parandalojë mashtrimet me taksat dhe evazionin fiscal. Portali lapsi.al  këtë të martë shkruan se Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe disa vende të tjera të rajonit janë jetur në listën gri bashkë për rrezikun që mbartin për mashtrimet me taksat dhe evazionin dhe me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të taksave në nivel global. Më 2017-të Qeveria e BE-së vendosi të publikojë listën të shteteve që nuk ishin bashkëpunuese në këtë iniciativë. Lista përditësohet herë pas herë, ndërsa në qershor të këtij viti 11 shtete u gjetën në listën e zezë dhe 36 të tjera në atë gri.

Lista e zezë përmban vendet që nuk janë bashkëpunuese dhe nuk aplikojnë rregulla për taksim të drejtë, ndërsa në listën gri janë të përfshira vendet që kanë probleme me taksimin e drejtë, kanë pranuar të bashkëpunojnë, por nuk kanë rezultat. Nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ta zëmë, nuk marrin në konsideratë rekomandimet rrezikojnë të hyjnë në listën e zezë në vitin në vijim. Kjo, ndër të tjera, nënkupton se do të përballen me ndalimin e fondeve të akorduara nga agjencitë e BE –së.

3. Të dielën, bota perendimore përkujtoi 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore që nisi me bombardimin nazist të qytetit të Wielunit dhe pushtimin e  Polonisë. I pranishëm në ceremonitë përkujimore, në Varshavë, presidenti gjerman Frank-Walter kërkoi falje për krimet e bëra: ‘Përkulem para viktimave të sulmit në Wielun. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe lutem për falje,’- tha Presidenti Steinmeier. Ai ishte në mesin e shumë shtetarëve, përfshirë këtu nënpresidentin amerikan, Mike Pence, të cilët iu bashkuan thirrjes së presidentit polak Andrzej Duda që ‘ajo që ndodhi në Wielun dhe më pas nëpër shumë vise të Polonisë dhe në vendet e tjera, të mos përsëritet kurrë më’. Në botën e polarizuar, ndërkaq mbetën hatërmbetjet pse Rusia, Serbia apo edhe Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk u përfaqësuan e Shqipëria me Malin e Zi – po! Shpjegimi ishte: Varshava zyrtare kishte vendosur që të ftohen vetëm vendet anëtare të NATO-s, të BE-së dhe Parteritetit Lindor. Agjencitë e lajmeve rikujtuan se Polonia në Luftën e Dytë Botërore humbi gjashtë milion banorë, gjysma prej të cilëve ishin hebrenj.

 

 

Të fundit