E mërkurë, 5 Tetor, 2022

A DO TË BIE ZILJA E PARË ME 2 SHATOR?

Greva e paralajmëruar nga Sindikata për Arsim, shkencë dhe kulturë ka vënë në pikëpyetje fillimin në kohë të vitit të ri shkollor. Derisa SASHK kërkon ngritje pagash deri më 25 përqind, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se greva është e panevojshme, ndërkohë që pagat edhe këtë vit do të rriten për 5 përind dhe do të vazhdohet me këtë dinamikë edhe në të ardhmen. Tash për tash fillimi i vitit të ri shkollor mbetet pezull

Autor: KDP

Fillimi i vitit të ri shkollor është vënë në pikëpyetje pas paralajmërimit të Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) se më 2 shtator do të fillojë me grevë. Brenda kohës, ka pasur shkëmbim prononcimesh mes kryetarit të Sindikatës, Jakim Nedelkov dhe ministrit të arsimit, Arbër Ademi. Tani për tani prononcimet publike mbeten në nivele paralajmërimesh, ndërkohë që nuk duket akoma një marrëveshje, e cila do ta bënte të sigurtë fillimin e vitit shkollor.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka thekesuar se nuk ka nevojë për grevë të hënën, ndërkohë që shpreson se SASHK-u do të heq dorë nga ky qëllim. Sipas tij, nuk ka nevojë për një gjë të tillë përshkak se greva organizohen kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ministria ka ofruar zgjidhje, ka rritur pagat për 10 përqind.

“Do të doja të heqin dorë nga greva, përshkak se me të vërtetë nuk ka nevojë. Grevë organizohet kur nuk ka zgjidhje, ndërsa ne ofrojmë zgjidhje – rritje të pagës për 5 përqind në 2018, dhe 5 përqind në 2019. Do të ketë edhe një rritje tjetër të pagave në fushën arsimit, por sa dhe kur nuk mund të tregoj, sepse nuk i kemi shqyrtuar të gjitha parametrat dhe nuk e kemi fotografinë e qartë nga obligimet që kemi ndërmarë si shtet për vitin tjetër”, ka theksuar Ademi.

Ademi në një prononcim për media ka theksuar nuk do të doja të ketë paralajmërime për grevë, ndërkohë që ka rikujtuar se atë ditë fillojnë me mësim parashkollorët, të cilët në mënyrë solemne do të fillojnë jetën e tyre të re. Ai ka theksuar se ministria që drejton ka treguar se është në të njëjtën ane me SASHK-un dhe qëllimi mbetet i përbashkët, përmirësimi i statustit të të punësuarve në arsim. Ademi ka pohuar se qeveria ka vullnet që të vazhdojë me këtë trend të rritjes së pagave.

Pavarësisht nga këto deklarime të ministrit nga SASHK shprehen të vendosur për mbajtjen e grevës, nëse deri të hënën nuk ka një marrëveshje për një rritje prej 25 përqind të pagave për të punësuarit në arsimin fillor të mesëm dhe univeristar.

Kryetari i Sindikatës Nedelkov thotë se 5 përqind është e pa mjaftueshme për punonjësit e arsimit, kemi dërguar në ministri kërkesat tona me shkrim. Nedelkov duket i vendosur në deklaratën e tij, ndërkohë që paralajmëron se nëse viti i ri shkollor do të fillojë në kohë kjo e gjitha varet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Nëse viti shkollor nuk fillon me kohë fajtor do të jetë ministri. Nga ai varet se a do të ketë grevë apo jo. Qëndrimi jonë është i njëjte, nëse nuk na fton në takim këtë javë dhe jep rezultate konkrete të kërkesave tona vetëm atëherë vendimi do të ndërrohet”, ka theksuar Nedelkov.

SASHK në një mbledhje të saj këtyre ditëve kishte vendosur për grevë. Sipas tyre, pas bisedave me Ministrinë e Arsim dhe Shkencës, nën ndkimin e anëtarësisë, është vendosur që nga 2 shtatori të fillohet me grevë paralajmëruese. Ndërkoh që ministria ka ofruar një ngritje page prej 5 përind, nga Sindikata kanë kërkuar që rritja të jetë 25 përqind.

Nga përvojat e deritashme të përplasjeve mes Sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit dhe shkencës, pak mund të shpresohet se mund të ketë një marrëveshje për tejkalimin e kësaj situate. Kohë mbetet tepër e shkurtër edhe pse nga të dyja palët e involvuara është bërë ftesë për ulje në tavolinën e bisedimeve.

Të fundit